Home / Lajme / Maqedoni / Prishet krushqia, vritet me armë zjarri burri. 5 mijë € kush jep informacion për kapjen e autorit

Prishet krushqia, vritet me armë zjarri burri. 5 mijë € kush jep informacion për kapjen e autorit

18 maj-Ndërkohë blutë kanë arrestuar në flagrancë babain e autorit të dyshuar, shtetasin Skënder Aluku, 66 vjeç, banues në fshatin Kashar, sepse gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 170 (njëqind e shtatëdhejtë) cope fishek luftarak model 56

Që prej mëngjesit të së dieles, mbi 150 forca policie dhe ato te ndërhyrjes së shpejtë janë vënë në kërkim të Altin Alukut.

35 -vjecari, është autori i nje vrasje dhe një plagosje. Rreth ores 08:30 të mengjesit, në lagjen 17 Maji, ne zonën e quajtur Kashar-Koder, fqinjët do të ishin dëshmitarë të një skene të llahtarshme.

Një debat mes ish-dhëndrit dhe vjeherrit, degjeneroi në një skene krimi. Lutfi Xhaferri 56 vjeçar gjeti vdekjen ndërsa bashkëshortja e tij Naime Xhaferri, 55 vjece, arriti ti shpetoje plumbave. Plaget e marra në dore nuk e kanë vënë jetën e saj në rrezik.

Vetëm pak kohë pas krimit, policia tha se shkaqet lidhn me prishjen e një kurore. Viktima dhe autori kishin lidhur më parë krushqi. Vajza e familjes Xhaferri, me parë e fejuara e autorit, ishte larguar drejt Italisë me një tjetër djalë të zgjedhur nga familja.

Kaq ka mjaftuar që ish dhëndri të shfaqet në derën e shtëpisë se ish-vjeherit për të kërkaur llogari.

Operacioni për kërkimin dhe arrestimin e tij është shtrirë në një terren të vështirë, pasi zona ku mendohej se fshihet Altin Aluku është thuajse e panjohur për policinë.

“Policia e Tiranës ka ngritur menjëherë një plan masash emergjentë duke mobilizuar mbi 150 forca policie të cilat bën të mundur rrethimin e zonës ku dyshohej se ndodhej autori i dyshuar për vrasjen e shtetasit L.Xh duke bërë kontrollin imtësisht të Kodër Kasharit.Policia po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorit të dyshuar i cili është shpallur në kërkim”ben me dije policia ne nje njoftim te leshuar per mediat ne oret e mbremjes.

Vetëm pak orë pas shpalljes në kërkim policia e Tiranës ofroi dhe një shpërblim prej 5 mijë eurosh për cdo inforamcion që do të jepet nënumerin 129.

Altin Aluku rezulton për policine person me precedent të mëparshem penal, edhe në Itali ku kishte jetuar prej vitesh.

Ndërkohë blutë kanë arrestuar në flagrancë babain e autorit të dyshuar, shtetasin Skënder Aluku, 66 vjeç, banues në fshatin Kashar, sepse gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 170 (njëqind e shtatëdhejtë) cope fishek luftarak model 56.

Oranews

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *