Home / Lajme / Rajon / Prokuroria e Kosovës po i heton personat e arrestuar në Kumanovë

Prokuroria e Kosovës po i heton personat e arrestuar në Kumanovë

20 maj-Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pasi që për këtë rast, ka pranuar kërkesë së bashku me prova nga Policia e Kosovës i është drejtuar gjykatës kompetente me kërkesë për lëshimin e urdhrit për kontroll.

Në një njoftim për media, Prokuroria e Kosovës, ka bërë të ditur se ka nisur hetime ndaj personave që janë arrestuar në luftimet e Kumanovës. Hetimet vijnë pas bastisjeve që ka kryer policia e Kosovës nëpër shtëpitë e tyre, bëri të ditur gazeta “Ekspres”.
Prokurori i Shtetit, respektivisht Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin e gjerë se ka në punë, në fazën hetimore një rast, për cilin janë kryer bastisje nga Policia e Kosovës, më 15 maj 2015, kundër disa personave të dyshuar.
Veprimet e para hetimore, në këtë rast, kanë filluar para se të ndodhin ngjarjet e fundit në Maqedoni, për shkak të dyshimeve se disa persona kanë planifikuar kryerjen e disa veprave penale në vendin tonë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pasi që për këtë rast, ka pranuar kërkesë së bashku me prova nga Policia e Kosovës i është drejtuar gjykatës kompetente me kërkesë për lëshimin e urdhrit për kontroll.
Për sqarim të opinionit, në këtë rast mund të jenë të dyshuar persona të njëjtë, të cilët sipas informatave që Prokuroria i ka pranuar nga mediat, mund të kenë qenë të përfshirë në ngjarjet e ndodhura në Maqedoni.
Ky veprim hetimor, i bazuar në ligj, është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdo lloji të kryerjes së veprave penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përderisa rastin e ka në fazë hetimore nuk mund të bëjë publike informata tjera, mirëpo siguron opinionin se Prokurori i Shtetit, duke u bazuar në kompetencat dhe obligimet ligjore që ka, do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e të gjitha akteve të kundërligjshme në vend.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *