Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria Publike :LSDM ushtron presion

Prokuroria Publike :LSDM ushtron presion

2 maj-Sipas Prokurorisë, në formulimin e aktakuzës kundër kryetarit të LSDM-së nuk ka politikë, por material dëshmues i mbledhur gjatë procedurës hetuese, në të cilën Prokuroria ka përmbushur vetëm dispozitat ligjore.

Prokuroria Publike konsideron se LSDM-ja me sjelljen e saj, po ushtron presion ndaj gjykatës që duhet të marrë vendimin përfundimtar për dëshmitë e mbledhura kundër Zoran Zaevit lidhur me aferën “Puçi”. Sipas Prokurorisë, në formulimin e aktakuzës kundër kryetarit të LSDM-së nuk ka politikë, por material dëshmues i mbledhur gjatë procedurës hetuese, në të cilën Prokuroria ka përmbushur vetëm dispozitat ligjore. Nga Prokuroria informojnë se shefi i departamentit kundër krimit të organizuar Jovan Ilievski, i cili njëkohësisht është edhe baxhanak i drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, është përjashtuar nga rasti dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim mbi procedurën lidhur me rastin “Puçi”. Për LSDM-në, kumtesa e prokurorisë është reagim i një subjekti politik, dhe jo i një organi legjislativ. Nga partia opozitare shprehen se Prokuroria po tenton të manipulojë opinionin duke marrë parasysh faktin se ai është organ që funksionon sipas parimeve të hierarkisë dhe të subordinimit, gjë që sipas tyre është argument i fuqishëm se aktakuza kundër Zaevit është urdhër i baxhanakut të Mijallkovit, Jovan Ilievski dhe prokurorit Marko Zvërkevski, që sipas sipas LSDM-së është realizues i drejtpërdrejt i pushtetit të Nikolla Gruevskit. Nga LSDM-ja pohojnë më tej se Prokuroria Publike nuk ka asnjë dëshmi për aktakuzën për rastin “Puçin”, ndërsa Republika e Maqedonisë është shteti i parë në botë ku në një “puç” të tillë të supozuar, nuk janë të përziera struktura të armatosura nga policia ose nga ushtria. LSDM-ja kërkojnë që Prokuroria Publike të veprojë në përputhje me ligjet, e jo sipas porosive të një grupi të ngushtë në pushtet, në krye me Nikolla Gruevskin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *