Home / Lajme / Maqedoni / Protestë në Shkup për rastin e Martin Neskovskit (VIDEO)

Protestë në Shkup për rastin e Martin Neskovskit (VIDEO)

05 Maj – Pas bombës së Zaev-it u urganizua një protestë nga qindra qytetarë në Shkup

Demonstruesit të cilët protestojnë para qeverisë pas publikimeve të bisedave për vrasjen e Martin Neshkovskit, hyrën në oborrin e objektit të qeverisë, e para që kaloi rrethimin ishte nëna e Neshkovskit, e cila u munduar të thyejë kordonin policor për t’ju dorëzuar një letër qeveritarëve, transmeton Televizioni Koha.

Kur ajo u ndalua, vëllau i tij Aleksandër Neshkovski e bëri hapin e njëjtë por edhe ky i fundit është ndaluar nga njësia speciale e MPB-së, të cilët iu gjuajtën për ta ndaluar.

Policia ka përdorur dhunë të tepruar ndaj Aleksandër Neshkovski veprim ky që i ka irrituar qytetarët të cilët vrapuan drejt qeverisë.

Një oficer i policisë ka hapur gardhin para Qeverisë për protestuesit, të cilët tentonin të hynin në oborrin e qeverisë, dhe pas këtij gjesti polici e la vendin e punës, duke ia kthyer kështu shpinën regjimit të Gruevskit.

Qytetarët kanë hyrë në oborr dhe e kanë përqafuar policin trim, ndërsa gjithnjë e më shumë qytetarët po i bashkohen protestës, pas bombës së 29 të opozitës e cila ishte e lidhur me vrasjen e Martin Neshkovskit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *