Home / Lajme / Maqedoni / Qetësohet Kumanova-banorët kërkojnë ndihmë

Qetësohet Kumanova-banorët kërkojnë ndihmë

Kumanovë, 10 Maj – Pas pothuajse 24 orë përleshje mes grupit të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Policisë së Maqedonisë, të gjitha raportimet nga Kumanova janë se është qetësuar situata dhe tashmë po i kthehet normalitetit.

Ajo që është enigmë deri në këto momente është se a ka të vrarë në mesin e civilëve.

Informacionet ekskluzive të Televizionit Koha, bëjnë të ditur se nga ora 11.30 nuk ka të shtëna dhe situata paraqitet e qetë por në mesin e banorëve ende ka frikë dhe panikë. Në këto momente ekipet e Hetuesisë janë në teren dhe bëjnë hetimet në Lagjen e Trimave, ndërsa ka arritur edhe OSBE-ja, njofton Televizioni Koha.

Burime tona ende nuk konfirmojnë se a ka të vrarë në mesin e civilëve, por edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës nuk është sjellur asnjë civil i lënduar apo i vrarë. Informacionet tona direkt nga kjo lagje, bëjnë të ditur se banorët kërkojnë ndihmë, sidomos kanë nevojë për gjëra elementare ushqim, ujë dhe sende tjera të nevojshme, ndrërsa kjo lagje nuk ka as rrymë e as internet, transmeton Televizioni Koha.

Banorët e kësaj lagje janë të revoltuar nga ana e partive në pushtet, ndërsa ata kanë theksuar pas kësaj ngjarje Partitë Politike nuk kanë se çka kërkojnë në Kumanovë. Poashtu banorët kanë theksuar se edhe grupi i armatosur nuk ka qenë mirë i pritur.

Në redaksinë tonë erdhën shumë informacione se ka ende familje të ngujume në rrugët ku kanë ndodhur luftime. Policia nuk po i lëshon ato familje, por në anën tjetër ata kanë nevoja të ndryshme. Ata po kërkojnë ndihmë që bile së paku të furnizohen me ushqime deri në kalimin e procedurave të hetuesisë. Kërkuan ndihmë nga ne që të apelohet deri te opinioni publik, por dhe të organet kompetente që të furnizohen me ushqime.

Shkollat fillore dhe të mesme si dhe kopshtet e fëmijëve nesër nuk do të punojnë, për shkak të gjendjes së sigurisë në komunë. Vendimi i këtillë është sjell në seancën e sotme të Shtabit të krizës të Komunës së Kumanovës, ndërsa duhet ta miratoj Këshilli i komunës në seancën e sotme.

“Të hënën e caktuam si ditë jo pune, pasi që në disa shkolla nuk ka kushte për vijimin e mësimit, ndërsa ka edhe nxënës të cilët udhëtojnë nga njëri skaj i qytetit e në skajin tjetër. Ky vendim vlen derisa të marrim sugjerime prej Ministrisë së arsimit dhe derisa të përmirësohet gjendja e sigurisë”, deklaroi kryetari i komunës Zoran Damjanovski. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *