Home / Lajme / Maqedoni / Rama mesazhe Shkupit: S’ka NATO pa garantuar të drejtat e shqiptarëve

Rama mesazhe Shkupit: S’ka NATO pa garantuar të drejtat e shqiptarëve

20 maj-Kryeministri Edi Rama e quan të patolerueshme përzierjen e termit terrorist të trajtimit të tragjedisë së Kumanovës po kështu do të jetë e patolerueshme, tha Rama vonesa dhe mungesa e transparencës dhe e drejtësisë nga qeveria maqedonase për terrorin dhe dëmet që pasuan banorët e pafajshëm të Kumanovës.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se përzierja e termit terrorist në trajtimin e tragjedisë së Kumanovës është e patolerueshme.

Kryeministri Edi Rama e quan të patolerueshme përzierjen e termit terrorist të trajtimit të tragjedisë së Kumanovës po kështu do të jetë e patolerueshme, tha Rama vonesa dhe mungesa e transparencës dhe e drejtësisë nga qeveria maqedonase për terrorin dhe dëmet që pasuan banorët e pafajshëm të Kumanovës.

Në fjalën që mbajti në sot paradite në ministerialin rajonal kundër ekstremizmit që zhvillohet sot në ditën e dytë Rama tha se Maqedonia nuk mund të jetë pjesë e NATO-s dhe e BE-së pa shqiptarët.

Fjala e kryeministrit Rama

Edi Rama: “Për Maqededoninë kemi mbajtur gjithmonë një qëndrim të qartë dhe mbështetës por ndaj të cilës kemi qenë po ashtu të detyruar që edhe në Samitin e Wellsit të kërkojmë respektimin deri në fund të Marrëveshjes së Ohrit.

Do të ishte thjesht e pamundur që unë t’i shmangesha në këtë moment dy fjalëve për Maqedoninë e tragjedinë e Kumanovës ku fatkeqësisht fjala terrorizëm dhe fjala shqiptar u bënë bashkë në një përpjekje të rrezikshme për t’i dhënë terrorizmit një prapashtesë etnike dhe etnisë një parashtesë paragjykuese.

Kjo është e papranushme jo vetëm për ne por dhe për vetë interesin e Maqedonisë dhe autoritetet maqedonasde duhet ta kenë shumë të qartë. Shqiptarët kanë qenë janë dhe mbeten një faktor shtet formues i patjetërsueshëm, i padiskutueshëm dhe i pazevëndësueshëm për integritetin e shetit maqedonas.

Dhe asgjë më e gabuar dhe asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodhë të gjithëve ne në këtë betejë të përbashkët kundër terrorizmit sesa të përziejmë termin terrorist në trajtimin e çështjeve që nuk kanë të bëjnë me terrorizmit por demokracinë dhe në trajtimin e fenomeneve që nuk janë kërcënime terroriste por shprehje të problematikës së ngarkuar të degradimit të demokracisë.

Përzierja e termit terrorist në trajtimin e tragjedisë së Kumanovës është e patolerueshme siç do të jetë e patolerueshme për shtetin dhe qeverinë shqiptare vonesa dhe ende më keq mungesa e transparencës dhe e drejësisë për terrorin dhe dëmet që pësuan banorët e pafajshëm të Kumanovës”

Shqipëria e të gjithë ne duam një Maqedoni të qëndrueshme por jo të pajetueshme.

Një Maqedoni demokratike për të gjithë që duhet të jetë pjesë e NATO-s por s’mund të jetë pjesë e saj pa trajtuar në fryëm e në gërmë vlerat eparimet që e bëjnë NATO-n jo një klub ushtarak por një aleancë të popujve e vendeve demokratike në mbrojtje të paqes dhe të drejtës së çdo populli për të jetuar i lirë dhe për të qenë i mbrojtur nga kërcënimi i jashtëzakonshëm i terrozimit

Që do të thotë se Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO pa respektuar në frymë e në gërmë Marrëveshjen e Ohrit”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *