Home / Lajme / Maqedoni / Rasti i Kumanovës, dëshmitë flasin për tradhëti

Rasti i Kumanovës, dëshmitë flasin për tradhëti

28 maj-Sipas gazetës, natën e aksionit mbi 70 për qind e popullatës ishte evakuuar. Pavarësisht dëmeve materiale dhe shkatërrimit të shtëpive, asnjë civil nuk është lënduar. Vetëm 4 prej grupit e kishin ditur se e gjithë kjo ishte një skenar.

Grupi i kosovarëve dhe i shtetasve të Maqedonisë ishte vendosur në Kumanovë në pesë shtëpi të marra me qira.

Ishin hapur kanale që lidhnin këto pesë shtëpi njëra me tjetrën. Popullata e zonës e dinte për këtë grup, shkruan sot gazeta “Koha Ditore” në vazhdimin e speciales së saj.

Sipas gazetës, natën e aksionit mbi 70 për qind e popullatës ishte evakuuar. Pavarësisht dëmeve materiale dhe shkatërrimit të shtëpive, asnjë civil nuk është lënduar. Vetëm 4 prej grupit e kishin ditur se e gjithë kjo ishte një skenar. Të tjerët kanë qenë vullnetarë.

Një zyrtar i shërbimit maqedonas DBK ka ndikuar shumë tek pjesëtarët shqiptarë të grupit. B. H. ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, , shkruan sot “Koha Ditore”, në pjesën e tretë të serisë së artikujve mbi provat për incidentin në Kumanovë dhe një komplot për lirimin e të burgosurve në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *