Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Grupe të panjohura dëshirojnë skenare të errëta për popullin shqiptar

RDK: Grupe të panjohura dëshirojnë skenare të errëta për popullin shqiptar

Gostivar, 09 Maj – Rilindja Demokratike Kombëtare fton popullin në maturi, të mos bie pre e orkestrimeve të huaja e qëllimkëqija, të cilat nuk shpiejnë askund, por përkundrazi e fusin popullin nëpër labirinthe të vështira me rrugëdalje të vështirë.

Kryesia e ngushtë e Rilindjes Demokratike Kombëtare në koordinim me Degën e RDK-së në Kumanovë shpreh shqetësimin më të të thellë për ngjarjet e sotme në qytetin e Kumanovës dhe vlerëson se këto skenare të orkestruara do të përfundojnë me përgjigjen më të mirë për maturi, qetësi, dhe urtësi të popullit shqiptar, i cili njëzëri kundërshton zgjedhjen e dhunës, konfliktit dhe gjakderdhjes si mënyrë të daljes nga kriza e krijuar.

Këtë e kemi theksuar në vazhdimësi, dhe do të vazhdojm të mbajmë të njëjtin qëndrim edhe më tutje, për skenar të mundshëm edhe në të ardhmen. Populli shqiptar i Kumanovës dhe Likovës, por edhe popullatës shqiptare në përgjithës, është i përcaktuar për paqe, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlanik, por si duket elementet keqbërëse nuk janë të interesuara për këtë agjendë dhe duke instrumentalizuar grupe të panjohura e të padëshiruara, dëshirojnë skenare të errta për popullin shqiptar. Rilindja Demokratike Kombëtare fton popullin në maturi, të mos bie pre e orkestrimeve të huaja e qëllimkëqija, të cilat nuk shpiejnë askund, por përkundrazi e fusin popullin nëpër labirinthe të vështira me rrugëdalje të vështirë.

Rilindja Demokratike Kombëtare, në koordinim me Degën e saj në Kumanovë u bën thirrje të gjithë kumanovarëve të tregojnë qetësi dhe gjakftohtësi, dhe të mos largohen nga shtëpitë e tyre pa nevojë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *