Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Komuniteti ndërkombëtarë duhet urgjentisht të ndërhyjë (VIDEO)

RDK: Komuniteti ndërkombëtarë duhet urgjentisht të ndërhyjë (VIDEO)

Gostivar, 19 Maj – Në konkluzë të gjith kësaj, Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim se sot kërkohet një gjeneratë e re e liderëve pro-perëndimorë që duhet të dalin në skenë nëpër tërrë Ballkanin perëndimorë. Këto kujdestarë të zhvillimit demokratik kërkojn asistencë nga komuniteti ndërkombëtarë që sëbashku të thyejn lidhjet që grupet kriminale kanë me qarqe të ndryshme financiare, qeveritare, dhe gjyqësore.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se situata aktuale në vend, sidomos pas asaj të fundit në Kumanovë, dhe ajo që duket se do të pasoj, është rezultat i akumulimit afatgjat të shumë lëshimeve rrënjësore për ndërtimin e një themeli të shëndoshë të një qeverisje të qëndrueshme të përbashkët. Një nga lëshimet më rrënjësore të kësaj qeverisje është mungesa e madhe e sundimit të ligjit, që njohësit e politikës në përgjithësi e trajtojnë si element kryesor ushqyes për grupe të ndryshme ekstreme dhe radikale. Sipas njohësve të mirë të politikës, këto grupe të ndryshme radikale ushqehen dhe shumëzohen në shtete të ndryshme në përgjithësi, ku sundimi i ligjit është inekzistent.

Sipas RDK-së, përgjimet e fundit që dolën në sipërfaqe janë argumenti më i fuqishëm për mungesën e madhe të sundimit të ligjit. Nëpërmes këtyre përgjimeve shumë lehtë mund të vërrehet se kjo qeverisje aktuale nuk ka respektuar as minimalen për sa i përket sundimit të ligjit, dhe për këtë arsye duhet të shkoj në histori. Nëpërmes përgjimeve shihet shumë qartë se prokuroria, gjykata, ministria e punëve të mbrendëshme, dhe shumë institucione tjerra shtetërore, nuk ekzistojn fare, dhe kjo informatë e mungesës së sundimit të ligjit u ka ndihmuar shumë grupeve të ndryshme ekstreme dhe radikale. Se lidhëshmëria nëmes njërës dhe tjetrës është shumë e fuqishme, dhe kërkon ndërhyrje sa më të shpejt, dëshmon fakti se shumë diplomat të huaj në vend dhe jasht, rregullisht kanë tërhequr vërretjen për mungesën e sundimit të ligjit, por shumë pak janë kuptuar këto vërretje dhe këshilla nga kjo qeverisje aktuale.

Duke u bazuar në gjith këtë që është duke ndodhë në vend, RDK thekson se kjo qeveri ka kontribuar mjaft në mungesën e sundimit të ligjit sepse një mentalitet i kësaj filozofie ekziston në mendjen e shumë qeveritarëve aktual dhe të mëherrshëm. Jo rastësisht tani jemi dëshmitarë direkt për krimin dhe korrupcionin e përmasave të paimagjinueshme për mendjen e shëndoshë. Sipas gjith kësaj, duket se figura të ndryshme politike në Ballkan kan patur lidhje të ngushta me grupacione të ndryshme, dhe partitë politike janë udhëhequr si familje mafioze. Rezultati i paligjshëm ekonomik ka qenë thellë i ndryshkur për zhvillimin e institucioneve politike demokratike në vend, dhe kjo u dëshmua fuqishëm nga përgjimet e fundit.

Në konkluzë të gjith kësaj, Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim se sot kërkohet një gjeneratë e re e liderëve pro-perëndimorë që duhet të dalin në skenë nëpër tërrë Ballkanin perëndimorë. Këto kujdestarë të zhvillimit demokratik kërkojn asistencë nga komuniteti ndërkombëtarë që sëbashku të thyejn lidhjet që grupet kriminale kanë me qarqe të ndryshme financiare, qeveritare, dhe gjyqësore. Adresimi i problemit të krimit të organizuar do të kërkoj një përkushtim të përbashkët dhe të koordinuar nga qeveritë e ndryshme nacionale, trupave regjional, dhe organizmave të ndryshme ndërkombëtare. Një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të gjith kësaj është integrimi i Ballkanit në Europë që do të stabilizonte regjionin dhe do të themelohej një Ballkan i fuqishëm në të gjitha drejtimet e nevojshme. Në të kundërtën, mungesa sa më e gjatë e sundimit të ligjit do të na dërgonte drejt një kaosi të vërtetë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *