Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Situata aktuale në Maqedoni delikate

RDK: Situata aktuale në Maqedoni delikate

4 maj-Situata aktuale në vend nuk duhet të izolohet nga një analizë më e gjërë, ku pjesë përbërrëse do të ishin ndodhitë në Lindjen e afërt, dhe ato në Ukrainë, si pjesë përbërëse të sistemeve dinamike komplekse, ku si pasojë, ndryshim në një sistem me automatizëm shkakton ndryshim në tërrë sistemin në përgjithësi”, theksoi Memedi.

Rilindja Demokratike Kombëtare në një takim me qytetarët dhe simpatizantët e saj në Tetovë ka diskutuar dhe shpalosur qëndrimet e saj partiake, lidhur me zhvillimet aktuale në Maqedoni.
Në drejtim të kësaj foli edhe Kryetari i RDK-së Vesel Memedi theksoi se situata aktuale në vend është shumë delikate dhe komplekse dhe ai këtë situatë e analizoi nga këndvështrimi i teorisë së kaosit.
“Ky kaos politik duhet të shikohet si një sjellje e një sistemi dinamik ku ndryshimi i vogël i një sistemi shkakton ndryshime të mëdha radikale në tërë sistemin në përgjithësi përshkak të konekcionit të madh që ekziston mbrenda sistemeve. Situata aktuale në vend nuk duhet të izolohet nga një analizë më e gjërë, ku pjesë përbërrëse do të ishin ndodhitë në Lindjen e afërt, dhe ato në Ukrainë, si pjesë përbërëse të sistemeve dinamike komplekse, ku si pasojë, ndryshim në një sistem me automatizëm shkakton ndryshim në tërrë sistemin në përgjithësi”, theksoi Memedi.
Sipas tij, përderisa bëhet fjalë për një zinxhir të konektuar mirë, atëherë kjo që po ndodh në Maqedoni, shumë shpejt mund të pritet që të ketë zhvillime të mëdha tektonike në tërë Ballkanin perëndimorë në përgjithësi.
Ai nga të pranishmit kërkoi që të jenë të matur dhe në asnjë mënyrë mos të bien pre e provokimeve të natyrave të ndryshme.
Gjatë hapjes së debatit për pyetje, të pranishmëve iu drejtua edhe Prof. Rufi Osmani i cili theksoi se RDK-ja që nga ditët e para ka qenë avangarde në prezentimin e shumë ideve origjinale, që sot janë pjesë të pamohueshme të daljes nga kjo krizë e thellë e vendit.
Izet Zeqiri nënvizoi se përgjimet e fundit që dalin në sipërfaqe edhe njëherë argumentojn fuqishëm kursin e duhur dhe të vërtetë që ka mbajt RDK-ja gjatë kësaj periudhe të vështirë të ofrimit të një alternative të mirëfilltë për zhvillimin e kombit shqiptarë në vend. Para të pranishmëve foli edhe nënkryetari i RDK-së Hamdi Saiti i cili theksoi se kjo politikë shkatërruese e këtij pushteti ka shkaktuar një valë shumë të dhimbshme të imigrimit masiv të rinisë sonë në përgjithësi, migrim ky që do të lejë pasoja të rënda për zhvillimin e kombit dhe vendit në përgjithësi. Ndërsa pasuan fjalime nga kryetari i degës Binas Pajaziti, Artan Dika dhe pjesëmarrës të tjerë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *