Home / Lajme / Maqedoni / Reagon ILLYRICUM LIBERTAS

Reagon ILLYRICUM LIBERTAS

13 maj-Duke përshëndetur rolin pozitiv të komunitetit ndërkombëtar, në rradhë të parë miqve e aleatëve tanë SHBA dhe BE, inkurajojmë fuqishëm që kjo ndërhyrje të vazhdojë në mënyrë që të hapet një dialog i sinqertë për dalje nga kriza politike dhe e sigurisë në ven, thuhet në reagim.

Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar Illyricum Libertas – Tetovë, është duke i ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.
U shprehim ngushëllime të sinqerta gjithë atyre që humbën të afërmit e tyre në ngjarjet e fundit tragjike në qytetin e Kumanovës.
Kërkojmë nga qeveria maqedonase që të bëjë kompensimin e menjëhershëm dhe në lartësinë e duhur të pronës private të dëmtuar apo edhe shkatërruar tërësisht nga veprimet e fundit policore atje.
Kërkojmë nga qeveria që të bëjë transparente detajet e aksionit dhe identitetet e qarta e të sakta të gjithë pjesëmarësve atje, si të forcave policore ushtarake ashtu edhe grupit të armatosur.
Kërkojmë nga Gjyqësori që të jetë neutral, i paanshëm, i drejtë dhe human në vlerësimin dhe gjykimin e personave të involvuar në ngjarjet e fundit në Lagjen e trimave. Gjyqësori të ruajë pavarësinë nga politika në këtë rast si dhe të mos gjykojë nisur nga paragjykime etnike apo tjera”, thuhet në reagimin e Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar, transmeton Tv Koha
Kërkojmë nga Qeveria, MPB, Avokati i Popullit dhe institucione tjera përkatëse që të ndërmarrin veprime konkrete në drejtim të zbardhjes së plotë të ngjarjes, përcaktimit të saktë e të plotë të përgjegjësisë së strukturave policore në lidhje me tejkalimin e kompetencave dhe përdorimin e forcës brutale ndaj civilëve, grupit të armatosur apo edhe në lidhje me shkatërrimin e pronës private të qytetarëve.
Duke përshëndetur rolin pozitiv të komunitetit ndërkombëtar, në rradhë të parë miqve e aleatëve tanë SHBA dhe BE, inkurajojmë fuqishëm që kjo ndërhyrje të vazhdojë në mënyrë që të hapet një dialog i sinqertë për dalje nga kriza politike dhe e sigurisë në ven, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *