Home / Lajme / Maqedoni / Reagon PDSH-ja, mos cenoni jetën dhe pronën e qytetarëve

Reagon PDSH-ja, mos cenoni jetën dhe pronën e qytetarëve

Tetovë, 09 Maj – Partia Demokratike Shqiptare me vëmendje ndjek zhvillimet e reja të situatës në Kumanovë dhe apelon deri tek qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe në asnjë mënyrë të mos bien pre e provokimeve.

Partia Demokratike Shqiptare, konform pozicionit momental politik që ka si opozitë, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe institucionet e tjera qeveritare të involvuara në këtë situatë, që me veprimet e tyre në asnjë mënyrë të mos cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Partia Demokratike Shqiptare ka potencialin dhe aftësinë politike që pakënaqësitë e akumuluara ti artikulojë me metoda politike dhe ti mbrojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë si dhe apelon që shqiptarët të mos bëhen pjesë e skenarëve të individëve dhe grupeve të ndryshme me agjendë dhe qëllime të cilat nuk përkojnë me metodat me të cilat shqiptarët do të donin të zgjidheshin problemet e tyre.

Apelojmë tek faktori ndërkombëtarë që urgjentisht të ndërhy në këtë situatë me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *