Home / Sport / Renova fitoi Metalurgun në Shkup

Renova fitoi Metalurgun në Shkup

Skuadra e Renovës ka shënuar fitore të rëndësishme 2:1 në transfertën me Metalurgun në Shkup, duke marrë tre pikë të rëndësishme në luftën për pozitat që sigurojnë pjesëmarje në Kupat Evropiane.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Shkup në kuadër të xhiros së 29-të apo e dyta e fazës së play-offit solli lojë të balansuar nga dy palët, por më të saktë në realizim u treguan futbollistët e Renovës, që luante pa disa futbollistë standardë që mungonin si pasojë e pezullimeve dhe lëndimeve. Loja ishte e qetë deri në minutën e 33-të kur vendasit shkaktojnë faul në zonë dhe arbitri tregon në pikën e bardhë, prej ku i sigurtë tregohet Izair Emini i cili sjell epërsi 0:1 të Renovës.

Në pushim u shkua me avantazh të Renovës ndërsa në pjesën e dytë vendasit ishin ata që sollën reagim në lojë. Bllagoja Naumovski në minutën e 65-të egzekuton në mënyrë të shkëlqyeshme një goditje të lirë, duke realizuar për barazim 1:1. Këtu vendasit fituan krahë dhe u hodhën në kërkim të golit të fitorës duke humbur disa mundësi të mira, ndërsa Renova ndëshkon në anën tjetër duke rëmbyer fitoren. Ishte minuta e 85-të kur Renova sjell aksion të mirë, Gafuri harkon saktë para portës ku Bllagojçe Markovski reagon mirë me kokë dhe shënon për 1:2. Deri në fund nuk pati ndryshim, kështu që Renova mori tre pikë me të cilat shkurton në 6 pikë diferencën me Shkëndijën e vendit të tretë dhe që siguron pjesëmarje në kualifikimet për Liga Evropa. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *