Home / Lajme / Maqedoni / Reuters: Kumanova duket sikur të jetë goditur nga cunami

Reuters: Kumanova duket sikur të jetë goditur nga cunami

12 maj – “Lagja e Trimave” në Kumanovë duket sikur të jetë goditur nga një cunami, rrugët kanë mbetur shkatërruara dhe muret e rrëzuara nga artileritë e rënda ushtarake të njësitit anti-terrorizëm të forcave speciale maqedonase, raporton Reuters.

“Lagja e Trimave” në Kumanovë duket sikur të jetë goditur nga një cunami, rrugët kanë mbetur shkatërruara dhe muret e rrëzuara nga artileritë e rënda ushtarake…

Reuters ka raportuar përmes një fotolajmi për gjendjen e tanishme të “Lagjjes së Trimave”, vetëm një ditë pas luftimeve të ashpra mes grupit shqiptar dhe policisë speciale maqedonase.

“Një njeri qëndron brenda shtëpisë së tij të shkatërruar”, përshkruan gjendjen dëshpëruese Reuters.

“Lagja e Trimave” në Kumanovë duket sikur të jetë goditur nga një cunami, rrugët kanë mbetur shkatërruara dhe muret e rrëzuara nga artileritë e rënda ushtarake të njësitit anti-terrorizëm të forcave speciale maqedonase, raporton Reuters.

Përveç tjerash, Ruters shkruan se shqiptarët kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre të shkatërruara, nëpër xhamat e thyer dhe gërmadhat e objekteve të rrënuara, veturat e djegura dhe shenjat e gjakut gjithandej, të shkaktuara nga operacioni policor që la të vdekur 22 persona.

Në fund shkruan se Maqedonia po hyn në një fazë të re të krizave dhe pasigurive shtetërore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *