Home / Lajme / Maqedoni / Rifillojnë të shtënat në Kumanovë, 12 policë të lënduar

Rifillojnë të shtënat në Kumanovë, 12 policë të lënduar

Kumanovë, 09 Maj – Të shtënat në Kumanovë para pak çastesh kanë rifilluar, mëson Televizioni Koha. Policia është duke u tërhequr nga fshati Hotël.

Në ndërkohë, televizioni Telma, lajmëron se nga përleshja mes policisë dhe grupit të armatosur të lënduar janë së paku 12 policë ndërsa mes tyre ka të lënduar rëndë.

Jo zyrtarisht mësohet se një vajzë tetëvjecare dhe prindët e saj kanë mbetur të vrarë gjatë luftimeve.

MPB deri tani ka bërë thirrje vetëm për qetësi por jo dhe për detaje për aksionin e cila është duke u zhvilluar edhe më tej. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *