Home / Lajme / Maqedoni / Rrahje mes të rinjve në Tetovë (VIDEO)

Rrahje mes të rinjve në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 11 Maj – Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Tetovës në këtë rahje kanë qenë të involvuar katër persona, gjegjësisht Gj.S 24 vjeçarë dhe D.S vëllezër nga fshati Sllatinë, në njërën anë dhe në anën tjetër B.Sh 24 vjeçar dhe V.N mosha nuk dihet ngase i njëjti është në arrati, kurse këta dy të fundit janë nga lagjeja Drenovec e Tetovës.

Tre të rinj prej të cilëve dy nga fshati Sllatinë dhe një nga lagjeja e Drenovecit kanë marrë lëndime gjatë një rahje në qendër të Tetovës.

Në ndërkohë sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Tetovës në këtë rahje kanë qenë të involvuar katër persona, gjegjësisht Gj.S 24 vjeçarë dhe D.S vëllezër nga fshati Sllatinë, në njërën anë dhe në anën tjetër B.Sh 24 vjeçar dhe V.N mosha nuk dihet ngase i njëjti është në arrati, kurse këta dy të fundit janë nga lagjeja Drenovec e Tetovës.

Policia ka bërë të ditur se zënka ka filluar para qendrës për Kulturë në Tetovë mes të rrinjëve për motive ende të panjohura, transmeton Televizioni Koha.

Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marijan Josifovski tha se personi që është në arrati me iniciale V.N ka goditur me send të fortë 24 vjeçarin Gj.S nga fshati Sllatinë, kurse zënka nga qendra për kulturë është transferuar në rrugën ku ndodhen shumë filiale të bankave. Në rahje sipas Policisë B,SH nga Drenoveci ka përdorur edhe shkop prej druri, me ç`rast në njërën prej bankës është shkaktuar edhe dëm material. Tre personat e involvuar në zënkë kanë marrë lëndime në kokë dhe trup dhe janë mbajtur në Policinë e Tetovës, ndërsa njëri me inicialet V.N kërkohet nga Policia, njofton Televizioni Koha.

Ngjarja ndodhi në mesditë para syve të shumë qytetarëve kurse ekipi i Televizionit Koha arriti mënjëherë në vendngjarje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *