Home / Lajme / Maqedoni / Rusia bën thirrje që të stabilizohet situata në Maqedoni

Rusia bën thirrje që të stabilizohet situata në Maqedoni

09 Maj – Për situatën në Kumanovë të Maqedonisë ka shprehur shqetësim edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

MPJ Ruse thërret për dialog konstruktiv mes forcave politike në Maqedoni që të kontribuojnë në kalimin dhe qetësimin e kësaj situate që ndodhet në vend .

“Me shumë vëmendje ndjekim situatën e incidenteve të armatosura në Maqedoni dhe shpresojmë që sa më shpejtë situate të rregullohet dhe të stabilizohet.

Thërrasim të gjithë forcat politike që të bëjnë dialog konstruktiv dhe ndërkombëtarët mes tjerave OSBE-në që maksimalisht të kontribuojnë në këtë drejtim.

Jemi të bindur se dialogu i tillë që do mbahet në suaza të institucioneve do të ketë fryt të qartë për interesat e Maqedonisë dhe miqve të saj për një stabilitet të madh në rajon”, transmeton Gazeta Express reagimin e MPJ Ruse.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *