Home / Lajme / Maqedoni / Sali Berisha: Të ndalet dhuna dhe terrori shtetëror në Kumanovë!

Sali Berisha: Të ndalet dhuna dhe terrori shtetëror në Kumanovë!

Tiranë, 09 Maj – Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë terror shtetëror të egër të autoriteteve maqedonase dhe kërkoj ndërprerjen e menjëhershme të dhunës dhe terrorit në Kumanovë si dhe vendosjen para ligjit të gjithë autorët, organizatorët e krimeve të shëmtuara ndaj popullatës shqiptare civile të Kumanovës.

Te ndalet dhuna dhe terrori shteteror ne Kumanove!

Të dashur miq, në orvt e para të mëngjesit, njvsi tv blinduara të policisë së Maqedonisë kanv vënv papritmas nv shtetrrethim dhe sulmuar me armv automatike, mitroloza, granatahedhse njv lagje të Kumanovvs që banohet krejtesisht nga shqiptarët. Ndërkohe që autoritetet maqedonase nuk japin të dhëna, mediat e ndryshme dhe deshmitar nga vendngjarja informojne per vrasje te disa civilve te pafajshem, femije 8 vjeç, gra, te moshuar dhe shume te tjere te plagosur, çka deshmon per krime te shemtuara shteterore ndaj popullesise civile shqiptare ne kete qytet.

Shkaqet e ketij sulmi policor te njesive te blinduara te policise se Maqedonise jane ende te paqarta. Natyrisht element delinkuent mund te kete dhe ne lagjen e sulmuar por asgje nuk perligj dhe nuk justifikon kurre terrorin vrasjet e njerezve te pafajshem.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave, denoj me ashpersine me te madhe kete terror shteteror te eger te autoriteteve maqedonase dhe kerkoj nderprerjen e menjehershme te dhunes dhe terrorit ne Kumanove si dhe vendosjen para ligjit te gjithe autoret, organizatoret e krimeve te shemtuara ndaj popullates shqiptare civile te Kumanoves. Ju bej thirrje qytetareve te Kumanoves te ruajne gjakftohtesine, te shmangin cdo provokim, akt tjeter destabilizues per qytetin e tyre! sb

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *