Home / Lajme / Maqedoni / Seancë kuvendore për zgjedhje të ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Transportit

Seancë kuvendore për zgjedhje të ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Transportit

13 maj-Edhe ministri Janakieski në dorëheqjen thekson se vlerëson se me tërheqjen e tij nga funksioni do të kontribuojë për stabilizimin e gjendjes politike në shtet. “Konsideroj se dorëheqja ime do të kontribuojë për stabilizimin e gjendjes politike në RM dhe do të mundësojë që vendi ynë të vazhdojë të hapërojë drejt BE-së dhe NATO-s”, thuhet mes të tjerash në dorëheqjen.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 50-të, të në të cilën në rend dite është Propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë. Seanca është caktuar pasi që mbrëmë kryeministri Nikolla Gruevski në Kuvend dorëzoi propozim të ministrave të rinj për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Mitko Çavkov dhe Vllado Misajllovski.

Paraprakisht Gruevski i pranoi dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, si dhe të drejtorit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski seancën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë e caktoi për në orën 13:00. Pritet që Kuvendi t’i konstatojë edhe dorëheqjet e dy ministrave, pas së cilës kryetari i Kuvendit do ta elaborojë propozimin e tij deri te Shtëpia ligjvnënëse, Ministrat e rinj do të votohen nëse propozimi pranohet nga shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Mitko Çavkov, i cili është propozuar për ministër të ri është drejtor aktual i Zyrës për siguri publike, ndërsa Vllado Misajllovski, i propozuar për njeriun e parë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve është drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.
Jankulloska, Janakieski dhe Mijallkov kanë dhënë dorëheqje pas akuzave të opozitës dhe publikimit të bisedave të përgjuara telefonike dhe krizës së shkaktuar politike në vend.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dha dorëheqje nga funksioni. Për vendimin Jankulloska me shkrim e ka njoftuar kryeministrin Nikolla Gruevski.
Në dorëheqjen e saj Jankulloska thekson se në periudhën e kaluar ka punuar në mënyrë profesionale dhe të përkushtuar duke u udhëhequr nga interesat e qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë. “Në këto ditë të vështira, kur Maqedonia është në krizë të thellë politike, vlerësoj se është koha të tërhiqem, duke besuar se tërheqja ime nga funksioni ministre e Punëve të Brendshme, do të kontribuojë për tejkalimin e saj, qëndron në dorëheqjen e ministres Jankulloska.

Edhe ministri Janakieski në dorëheqjen thekson se vlerëson se me tërheqjen e tij nga funksioni do të kontribuojë për stabilizimin e gjendjes politike në shtet. “Konsideroj se dorëheqja ime do të kontribuojë për stabilizimin e gjendjes politike në RM dhe do të mundësojë që vendi ynë të vazhdojë të hapërojë drejt BE-së dhe NATO-s”, thuhet mes të tjerash në dorëheqjen.

Mbrëmë nuk ka pasur koment zyrtar nga ana e LSDM-së dhe partive të tjera opozitare për dorëheqjen e Jankulloskës, Janakieskit dhe Mijallkovit. Nuk ka informnacion nëse deputetët e bllokut opozitar do të marrin pjesë në punën e mëtutjeshme të Parlamentit, edhe pse atë nga ata dje sërish e kërkuan disa ambasadorë të huaj, të cilët kanë qenë në takim me liderin e LSDM-së Zoran Zaev.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *