Home / Lajme / Maqedoni / Sela – Ali ik!

Sela – Ali ik!

22 Maj – Liderët e pozitës dhe opozitës, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, përfaqësojnë vetëm interesat e maqedonasve, por jo edhe të shqiptarëve. Kjo u pa me rastin e vizitës së tyre të fundit në Bruksel, ku shqiptarët nuk ishin të përfaqësuar atje.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Sipas Selës, Maqedonia aktualisht është në krizën e saj më të thellë politike në 24 vjetët e mëvetësisë së saj. Ai ka shtuar se partia shqiptare në Qeveri, BDI-ja, e cila udhëhiqet nga Ali Ahmeti, urgjentisht duhet të dalë nga koalicioni me partinë e kryeministrit Gruevski, VMRO-DPMNE, sepse, siç thotë ai, çdo moment që qëndron ajo në ekzekutiv e rrit rrezikun në përpjesëtim të drejtë për procesin e montuar politik të radhës që Qeveria do ta bënte, në mënyrë që të dalë nga skandali i përgjimeve.

Zëri: Pse ndodhi përleshja e armatosur në Kumanovë?

“Nuk duhet të udhëhiqemi nga paragjykimi kur bisedojmë për situata të tilla të krijuara si në Kumanovë. Kuptohet, nëse duam të dalim te e drejta dhe të mos bëhemi pjesë skenarësh”, deklaroi Ziadin Sela.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *