Home / Lajme / Maqedoni / Sela: Lufta në Kumanovë u zhvillua për të drejtat e shqiptarëve

Sela: Lufta në Kumanovë u zhvillua për të drejtat e shqiptarëve

19 Maj – Kryetari i Strugës Ziadin Sela thotë se, djemtë nga Kosova erdhën për të luftuar në Kumanovë për avancimin e çështjet shqiptare në Maqedoni.

“Më shumë 90 për qind e atyre që luftuan, kanë ardhur në Kumanovë nga të njëjtat principe për të cilat ishin të motivuar në luftën e UÇK-së e vitit 2001 në Maqedoni. Sepse realisht të njëjtat padrejtësi ju bëhet shqiptarëve si në vitin 2001, por akoma më keq”, është shprehur ai.

Sela thonë se në këtë konflikt ka pasur edhe elemente manipulimi nga shërbimet sekrete.

“Por patjetër se duhet të ketë pasur element manipulimi nga shërbimet sekrete. Por kuptohet shërbime sekrete që kanë folur gjuhën shqipe. Kjo është formë e keqe e veprimit të shërbimeve sekrete” ka theksuar Sela për RTSH, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, aksioni i policisë maqedonase në Kumanovë ishte akt terroristë, sepse u gjuajt mbi një lagje të banuar me popullatë civile.

“Atje u dëmtuar prona e qytetarëve, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Jo se këtë nuk e donte policia maqedonase, por ishte një fat në fatkeqësi”, është shprehur ai.

Ai shprehu habinë se si është e mundur që pas gjithë këtyre padrejtësive dhe terrorit ndaj popullit shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti akoma qëndron në Qeveri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *