Home / Lajme / Rajon / Selimi: Qeveria e Maqedonisë, me frymë antishqiptare

Selimi: Qeveria e Maqedonisë, me frymë antishqiptare

17 maj-Kurse letrën e presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, drejtuar presidentëve të shteteve të OKB-së, në të cilën fajëson Kosovën për ngjarjet në Kumanovë, Selimi e cilëson të gabuar. Sipas tij, fajin kryesor për këtë e ka vetë shteti maqedonas.

Bisedat e publikuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kanë nxjerrë në pah edhe një deklaratë të turpshme të ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankulovska, ku dëgjohej duke thënë se shqiptarët mund t’i pastrojë për një orë. “Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mund t’i pastroj shiptarishtat”, dëgjohet zëri i Jankulovskës, duke folur me Protygjerin.

Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, në një prononcim për “Zërin” thotë se nuk befasohet me deklaratën e Jankulovskës, pasi që, sipas tij, Qeveria Gruevski po vazhdon të ketë qasje kundër shqiptarëve.

“Deklarata e cila ka ardhur përmes përgjimeve të ministres së Brendshme, Jankulovska është një deklaratë në akordancë me frymën që mbizotëron në Qeverinë e Maqedonisë. Deklarata e saj antishqiptare është vetëm një pjesë e frymës antishqiptare që ekziston në Qeverinë Gruevski. Nuk më befason as qëndrimi dhe as deklarata e saj pasi që Qeveria e Nikola Gruevskit edhe ka qenë, edhe po vazhdon të ketë një qasje antishqiptare, e cila po peshon rëndë mbi gjendjen, po ashtu, të rënduar të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë ai, duke shtuar se shqiptarët në Maqedoni sot janë një ndër popujt e shtypur në republikën në të cilën duhet të jenë shtetformues.

Kurse letrën e presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, drejtuar presidentëve të shteteve të OKB-së, në të cilën fajëson Kosovën për ngjarjet në Kumanovë, Selimi e cilëson të gabuar. Sipas tij, fajin kryesor për këtë e ka vetë shteti maqedonas.

“Është e kundërta, për të gjithë këtë gjendje është përgjegjëse Qeveria e Maqedonisë, përgjegjëse që do të duhet ta bënim edhe ne. Ditëve të fundit ne e kemi ngritur në vëmendje mosreagimin e Prishtinës për ta bërë përgjegjëse Qeverinë e Shkupit, e cila përgjaku një lagje të tërë shqiptare në Kumanovë. Qeveria e Kosovës nuk e bëri këtë dhe tani befasohet se si presidenti i Maqedonisë e bën të kundërtën”, ka thënë Selimi.

Në fund, deputeti i “Vetëvendosjes” apeloi se Kosova duhet ta dënojë gjakderdhjen që e ka krijuar Qeveria e Maqedonisë mbi shqiptarët në Kumanovë. “Duhet të dënojmë dhunën sistematike që maqedonasit po vazhdojnë ta bëjnë kundër shqiptarëve në ish-Republikën Federale të Maqedonisë”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *