Home / Lajme / Botë / SHBA, policia vret dy persona, hapën zjarr në një ekspozitë me karikatura të Muhamedit

SHBA, policia vret dy persona, hapën zjarr në një ekspozitë me karikatura të Muhamedit

SHBA, 04 Maj – Dy persona të armatosur janë vrarë pasi hapën zjarr jashtë një konference të mbajtur në periferi të Dallasit (SHBA). Gjithashtu, është plagosur një roje sigurie e Curtis Culwell Center, aty ku po mbahej konferenca.

Eventi, i organizuar nga një grup personash kritikë ndaj Islamit, përfshinte dhe një konkurs me karikatura të profetit Muhamed.

Sipas zëdhënësit të policisë së Garlandit, Joe Harn, nuk dihet ende nëse ngjarja kishte lidhje me këtë konferencë.

Pak para se të mbyllej eventi, dy persona kanë dalë nga një makinë dhe kanë hapur zjarr duke plagosur rojen e sigurisë. Policia i është përgjigjur zjarrit duke i vrarë të dy.

Rreth 200 persona po ndiqnin konferencën dhe u zhvendosën në pjesën e pasme të godinës, para se të evakuoheshin me autobusë shkolle.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *