Home / Lajme / Maqedoni / Shilegov: Prokuroria punon nën diktatin e Gruevskit, Mijalkovit dhe Ilievskit

Shilegov: Prokuroria punon nën diktatin e Gruevskit, Mijalkovit dhe Ilievskit

4 maj-“Sipas strukturës hierarkike të Prokurorisë Publike, familjari i Sasho Mijalkovit dhe interpretuesi iNikolla Gruevski, Prokurori Jovan Ilievski, direkt dhe indirekt ka mundësinë për të ndikuar në vendimet në lidhje me këtë çështje.

“Prokuroria publike në mënyrë oficiale ka thënë se prokurori publik Jovan Ilievski ka përjashtuar formalisht së vepruari për rastin ‘Puç’.

Si mbikëqyrës prokurori publik në ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit Jovan Ilievski nuk mund të përjashtohet nga trajtimi për lëndën e konstruktuar, sepse sipas principit të hierarkisë dhe nënshtrimit të prokurorisë, drejtpërdrejtë mbikëqyret nga prokurori i cili e trajton lëndën e konstruktuar”, tha Peter Shilegov , zëdhënës i LSDM.

“Sipas strukturës hierarkike të Prokurorisë Publike, familjari i Sasho Mijalkovit dhe interpretuesi iNikolla Gruevski, Prokurori Jovan Ilievski, direkt dhe indirekt ka mundësinë për të ndikuar në vendimet në lidhje me këtë çështje.

Përveç kësaj, Ilievski nuk mund formalisht të përjashtohet, sepse nuk ka asnjë bazë për përjashtimin e tij sipas Ligjit për procedurë penale.

Për këtë arsye, nuk mund të ketë vendim formal as joformal për përjashtim të prokurorit publik Jovan Ilievski nga veprimi sipas lëndës së konstruktuar.

Me këtë reagim dhe sjellje Prokuroria publike ka konfirmuar që punojnë nën diktimin e plotë dhe kontrollin e Nikolla Gruevskit, Sasho Mijalkovit dhe Jovan Ilievskit”, tha Shilegov

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *