Home / Lajme / Botë / Shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve të drogës, 43 të vdekur

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve të drogës, 43 të vdekur

23 Maj – Policia ndeshet me grupin kriminal, ku la shumë të vrarë dhe disa të plagosur .

MEKSIKË- Të paktën 43 persona janë vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes forcave të policisë dhe trafikantëve të drogës në shtetin Michoacan.

Përplasja ndodhi në Tanhuato pranë kufirit shtetëror Jalisco, ndërsa mësohet se një nga viktimat është polic dhe pjesa tjetër anëtarë të kartelit.

Jalsico është baza e kartelit të drogës “New Generation”, me të cilët forcat e policisë prej kohësh janë në një luftë të përgjakshme.

Përfaqësuesi i Sigurisë Kombëtare, Monte Alejandro Rubido tha se luftimet kanë zgjatur për rreth 3 orë, duke përdor më shumë se 30 armë.

Anëtarët e bandës së drogës ‘New Generation’ kanë vrarë 20 policë dhe ushtarë që prej muajit mars, ndërsa para pak kohësh u qëlluan për vdekje dy kandidatë për kryetar bashkie.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *