Home / Sport / Shkëndija merr licencën për garim në Kupat Evropiane (VIDEO)

Shkëndija merr licencën për garim në Kupat Evropiane (VIDEO)

Komisioni për licencim pranë FFM-së ka pranuar kërkesën e Shkëndijës për paisje me licencë dhe duke analizuar dokumentacionin e dorëzuar ka sjellë vendim për përgjigje pozitive.

Federata e futbollit të Maqedonisë të ejnten ka njoftuar klubin se Shkëndija ka marrë licencën për pjesëmarje në Kupat Evropiane në sezonin garues 2015/2016. Komisioni për licencim pranë FFM-së ka pranuar kërkesën e Shkëndijës për paisje me licencë dhe duke analizuar dokumentacionin e dorëzuar ka sjellë vendim për përgjigje pozitive. Nga dokumentet e dorëzuara në lidhje me kriteriumet për infrastrukturë Shkëndija ndeshjet e saj evropiane si vendas do t’i zhvillojë në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Komisioni për licencim ka vlerësuar pozitivisht gjithë dokumentacionin e dorëzuar në lidhje me kriteriumet finansiare, infrastrukturore, sportive, personelit administrativ dhe gjithë kushteve tjera shoqësurese që kërkohen për garim në Evropë. Me marrjen e licencës skuadra nuk ka kurfarë pengese për të luajtur në Evropë, ndërsa mbetet vetëm ekipi të sigurojë pjesëmarjen përmes kampionatit ku për momentin qëndron në zonën e Liga Evropës me epërsi të konsiderueshme para vendit të katërt.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *