Home / Sport / Shkëndija në Kratovë mund Sileksin me rezultat 2:0 (VIDEO)

Shkëndija në Kratovë mund Sileksin me rezultat 2:0 (VIDEO)

Shkëndija përfundimisht ka kapur rritëm të mirë, duke koleksionuar edhe fitoren e katërt me rradhë. Në kuadër të xhiros së 29-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ‘kuqezinjtë’ fituan pastër 0:2 në transfertën në Kratovë, duke i shkaktuar Sileksit disfatën e 11-të në duelet direkte ndërmjet veti.

Përballja u zhvillua në temperatura të larta që ndikoi futbollistët e dy ekipeve të kenë vështirësi të mbajnë lartë intenzitetin e lojës. Vendasit të vetëdijshëm për bilansin negativ në duelet e fundit me Shkëndijën nisën lojën të kujdesshëm dhe të tërhequr në pjesën e tyre, ndërsa ‘kuqezinjtë’ që luanin me fanella të bardha kontrollonin lojën dhe kërkonin epërsinë. Zhunior, Vruçina dhe Alimi kishin tentime të pasuksesshme për të shënuar dhe ekipet në pushim shkuan me rezultatin e fillimit.

Në fillim të pjesës së dytë vendasit u orvatën të sulmojnë duke krijuar disa gjysmë raste, ndërsa Shkëndija konsolidohet shpejtë dhe rrikthen dominimin në teren. Ndryshim në rezultat nuk pati deri minutën e 76-të kur Abdulla dhe Zhunior nisin kundërsulm, braziliani pason për Xhelil Abdulla i cili asiston saktë para portës ku Vruçina në rënie përcjell topin në rrjetë për epërsi 0:1, duke dalë lider në listën e golashënuesve në Ligën e Parë me 17 gola të realizuar.

Në minutën e 84 vendasit për pak sa nuk barazuan kur arbitrat shkaktojnë konfuzion në lojë me anësorin që sinjalizon pozitë jashtë loje, ndërsa kryesori Shuleski trefon loja të vazhdojë, mirëpo për fat të Shkëndijës Mariq godet mbi portë. Kjo huqje e vendasve ndëshkohet shpejtë në anën tjetër kur katër minuta para fundit Kirovski lëviz bukur në zonë duke hedhur nga loja mbrojtësit kundërshtar para se me një të majtë precize dyfishon rezultatin. Deri në fund Kirovski lëshoi mundësi të mirë për të sjellë golin e tretë kur humb rast nga pozitë ballore me portierin kundërshtar, por gjithsesi Shkëndija rrëmben tre pikë të reja dhe arrin në kuatën e 53 pikëve, për përforcim të pozitës së tretë në renditje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *