Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, mbi 50 besimtarë të revoltuar ndërhyjnë në Bashkësinë Islame

Shkup, mbi 50 besimtarë të revoltuar ndërhyjnë në Bashkësinë Islame

4 maj-Zyrtarë të BFIM-së theksuan se grupi po tentonte që me forcë të hyjë në ambientet e selisë, por ata janë parandaluar.
Në vendin e ngjarjes janë të pranishme forca të mëdha policore, por në oborrin e Bashkësisë Islame po qëndrojnë përkrahësit e myftiut Shabani.

Mbi 50 besimtarë mysliman të udhëhequr nga kryemyftiu i Myftinisë së Shkupit sot kanë ndërhyrë në selinë e Bashkësisë Islame të Maqedonisë (BFIM) në Shkup.

Ata kanë ndërhyrë të revoltuar në shenjë proteste kundër vendimit të Rijasetit të BFIM për shkarkimin e Myftiut të Shkupit, Ibrahim Shabani.

Zyrtarë të BFIM-së theksuan se grupi po tentonte që me forcë të hyjë në ambientet e selisë, por ata janë parandaluar.

Në vendin e ngjarjes janë të pranishme forca të mëdha policore, por në oborrin e Bashkësisë Islame po qëndrojnë përkrahësit e myftiut Shabani.

Mësohet se për shkak të gjendjes së krijuar kanë nisur bisedimet midis myftiut Shabani dhe udhëheqësisë së BFIM për tejkalimin e situatës së krijuar, e cila kulmoi pas një zënke midis kryetarit të BFIM (Bashkësia Fetare lslame në Maqedoni), Sulejman Rexhepi dhe myftiut të Myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani në një tubim fetar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *