Home / Lajme / Maqedoni / Shkup:Policia përdorën shok bomba

Shkup:Policia përdorën shok bomba

5 maj-Në bulevarin është djegur kontejner. Policia shtyn protestuesit nga godina e Qeverisë me automjet ushtarak dhe shok bomba. Protestuesit vazhdojnë të bërtasin “vrasës, vrasës” në rrugën “Ilindenska

Protestuesit shkojnë drejt godinës së kuvendit, ndërsa një pjesë e tyre janë në rrugën “ilindenska” ku policia mundohet të depërtoje tek qytetarët.

Për momentin në numër më të madh janë policët se sa protestuesit.

Janë arrestuar katër persona, ndërsa janë plagosur shumë policë, kurse një person civil është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital. Në bulevarin është djegur kontejner. Policia shtyn protestuesit nga godina e Qeverisë me automjet ushtarak dhe shok bomba. Protestuesit vazhdojnë të bërtasin “vrasës, vrasës” në rrugën “Ilindenska”.

Qytetarët e dalur në protestë pas publikimit të materialeve nga ana e Zaevit për të cilat tha se dëshmojnë vrasjen e të riut Martin Neshkovski, të revoltuar ende protestojnë para qeverisë. Rikujtojmë se një polic nuk ka duruar tutje dhe i është bashkangjitur qytetarëve në protestë.

Forcat e shumta të policisë me forcë sonte shkuan për të shtypur qytetarët të mbledhur përpara ndërtesës së qeverisë.
Një pjesë e të rinjve të maskuar duke u përpjekur për të thyer kordonin policor. Ndërsa policor shtyn njerëzit poshtë bulevardit Ilinden, dhe janë vendosur poashtu në gatishmëri edhe topat me ujë të policisë.
Aktualisht ka ardhur edhe një automjet i ndihmës së shpejtë. Sipas informacioneve jozyrtares të ‘Mkd’ ka disa të plagosur mes tyre edhe fotoreporterë dhe gazetarë.

Policia ka larguar qytetart në bulevardin Ilinden pasi eskaloi protesta para qeverisë. Një kodron policorë është krijuar pasi njësia special është shtrirë përgjat bulevardit në gjerësinë e rrugës. Qytetarët nuk tërhiqen, janë ulur në rrugë dhe më tej I thërasin që edhe policët t’i bashkohen protestës,

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *