Home / Sport / Shtyhet për të martën ndeshja Shkëndija-Vardari

Shtyhet për të martën ndeshja Shkëndija-Vardari

10 Maj – Situata e tensionuar në Kumanov anulon ndeshjen e futbollit Shkëndija – Vardari, ndeshja do të luhet të Martën në stadiumin e qytetit në Kërçovë.

Situata e tensionuar në Kumanovë bën që futbolli të hidhet në plan të dytë dhe derbi Shkëndija-Vardari bashkë me ndeshjet tjera të xhiros së 30-të të play-offit shtyhen për të martën.

Derbi i xhiros së 30-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit nuk do të luhet këtë fundjavë, njëjtë si takimet tjera të play-ofit të kësaj xhiroje. Arsye për prolongimin e ndeshjeve të futbollit elitar është konflikti i armatosur në Kumanovë. Si pasojë fillimisht u kërkua që Shkëndija të gjejë teren alternativ ku do të presë Vardarin, që më pas Ministria e Punëve të Brendshme të dalë me qëndrim se nuk mund të sigurojë mjaftueshëm ndeshjet e futbollit në kushte kur në veri të vendit situata është e tensionuar. Kështu, Komisioni për Gara pranë FFM-së, në krye me kryekomesarin Vasko Dojçinovskin kanë vendosur që të shtyjnë tre ndeshjet e play-offit të xhiros së 30-të që duhej të luhen të dielën dhe të njejtat caktohen për të martën. Gjithsesi, ndeshja Shkëndija-Vardari edhe të martën nuk do të luhet në Kumanovë, por në stadiumin e qytetit në Kërçovë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *