Home / Lajme / Maqedoni / Situata e tensionuar edhe pse nuk ka krisma

Situata e tensionuar edhe pse nuk ka krisma

Kumanovë, 10 Maj – Situata për momentin është e qetë. Policia ka filluar me kamionë ti nxjerr autoblindat e dëmtuar nga lagja e Trimave ndërsa makinat e ndihmës së shpejtë qarkullojnë vazhdimisht.

Në Kumanovë, edhe pse nuk ka krisma situata është e tensionuar. Forca të mëdha policore ka në të gjithë qytetin, ndërkaq në Lagjen e Trimave ku dhe u zhvilluan përleshjet, policia me kamionë po nxjerr autoblindat e dëmtuar.

Makinat e ndihmës së shpejtë qarkullojnë vazhdimisht, ndërkaq, për civilë të lënduar, apo të vrarë, nuk ka informata zyrtare.

Qytetarët e revoltuar kanë kërkuar nga politikanët që t6ë shkojnë dhe ti vizitojnë të afërmit e tyre që qëndrojnë të ngujuar në Lagjen e trimave.

Ata kanë kërkuar që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti të shkojë në Kumanovë dhe bashkë me ta ti vizitojnë të afërmit e tyre në atë lagje, pasi si; theksojnë ata, mes të ngujuarve ka edhe gra, fëmijë e pleq.
Ndërsa në orët e para të mëngjesit u kishte krisma sporadike me automatikë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *