Home / Lajme / Maqedoni / Situata në Maqedoni jehon në mediat botërore

Situata në Maqedoni jehon në mediat botërore

10 Maj – “Nuk ka paqe në Kumanovë. Të shtëna të reja edhe këtë mëngjes, ndërsa shteti ka shpallur dy ditë zie”.

“Nuk ka paqe në Kumanovë. Të shtëna të reja edhe këtë mëngjes, ndërsa shteti ka shpallur dy ditë zie”. Këto janë artikujt e sotëm në mediat në rajon dhe në Evropë për zhvillimet në Maqedoni. Mediat në Shqipëri, Kosovë e Serbi vazhdojnë të raportojnë se aksioni i policisë në Kumanovë vazhdoi edhe sot në mëngjes, dhe helikopterët dhe aeroplanët pa pilot, ende fluturonin mbi qiellin e Kumanovës dhe Shkupit. CNN shkruante se tym dhe shpërthime, është pamja e Kumanovës në mëngjes. Nga Reuters thonë se destabilizimi i djeshëm i Maqedonisë ku u vranë disa policë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ngriti shqetësimin e Perëndimit në lidhje me stabilitetin e Maqedonisë. Maqedonia dhe konflikti janë tema kryesore edhe për Franc Pressin francez, i cili shkruante se Maqedonia është goditur nga një krizë e thellë politike. Agjencia kryesore spanjolle EFE, shkruante se në shkëmbim zjarrin mes një grupi të armatosur i cili, sipas policisë, ka hyrë nga një vend fqinj, la të paktën pesë policë të vrarë. EFE kujtonte edhe incidentin e mëparshëm në Gushincë, por deri tani nuk ka konfirmuar lidhje mes rasteve. Agjencia e lajmeve “Asociated Press” duke raportuar për gjendjen në Kumanovë citonte deklaratën e ministres së brendshëm Jankullovska se “grupi terrorist ka hyrë në Maqedoni me synim shfrytëzimin e situatës aktuale politike për sulme kundër institucioneve të shtetit.” Edhe kjo agjenci vlerësonte se përleshjet ndodhin në Maqedoni në një kohë kur ajo përballet me krizën e saj më të thellë politike që prej pavarësisë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991. Kriza në Maqedoni është edhe në fokusin e informimit, edhe në Bullgari, Kroaci dhe Slloveni. Ata shkruajnë se në Kumanovë dëgjohen shpërthime dhe të shtëna me armë, dhe se askush nuk tregon sa është bilanci i saktë i viktimave dhe të plagosurve, pasi përleshjet vazhdojnë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *