Home / Lajme / Rajon / Smaka: Të vrarët në Kumanovë të varrosen si veteranë, Hyseni të shkarkohet

Smaka: Të vrarët në Kumanovë të varrosen si veteranë, Hyseni të shkarkohet

21 maj-“Ligji është dhe si i tillë duhet të zbatohet”, ka thënë ai në një konferencë për media që ka mbajtur në selinë e partisë.
Ndërkaq, Ernest Luma, tha se të vrarët në Kumanovë janë veteranë të UÇK-së dhe për këtë nuk ka dilema.

Riza Smaka i AAK-së, ka thënë se po të ishte ai kryeministër, në rastin e varrimit të kosovarëve që u vranë në Kumanovë të Maqedonisë, do të varroseshin në bazë të Ligjit për Veteranë.

“Ligji është dhe si i tillë duhet të zbatohet”, ka thënë ai në një konferencë për media që ka mbajtur në selinë e partisë.

Ndërkaq, Ernest Luma, tha se të vrarët në Kumanovë janë veteranë të UÇK-së dhe për këtë nuk ka dilema.

Në konferencën e mbajtur mesditën e së enjtes u fol edhe për një varg problemesh ligjore, raporton koha.net.

Smaka tha se problemi kryesor i sistemit të drejtësisë në Kosovë është mos harmonizimi i ligjeve dhe akteve nënligjore dhe njëkohësisht moszbatimi i atyre ligjeve që janë në fuqi. E për këtë ai ka gjetur krahasim me paraardhësit në parahistori.

“Një thënie e Herodotit thotë se ‘Ilirët kanë ligje por nuk i zbatojnë ato’. Do të thotë njësoj po ndodh edhe tash”, ka thënë Smaka.

Smaka ndër të tjera tha se në një shtet ligjor ministri Skënder Hyseni, pas deklaratave lidhur me incidentin në Kumanovë, do të duhej të shkarkohej.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *