Home / Lajme / Maqedoni / Sot ​“bomba” e Zaevit do të shoqërohet edhe me muzik

Sot ​“bomba” e Zaevit do të shoqërohet edhe me muzik

31 maj-Përveç aktiviteteve të zakonshme të kampit para qeverisë do të ketë edhe aktivitete të tjera.Qysh në orën 08:00 të mëngjesit do të hapet kampi dhe do të zhvillohen aktivitetet e përditshme deri në orën 16:00.

Sot në orën 19:00 lideri i LSDM-së ka paralajmëruar lëshimin e një tjetër bombe. E 36-ta me radhë, do të shoqërohet sot edhe me muzikë dhe me disa aktivitete tjera.

Kjo do të lansohet në kampin e lirisë para Qeverisë së Maqedonisë, ku kjo ‘bombë’ identifikohet me hashtagun #TikTakTikTak.

Përveç aktiviteteve të zakonshme të kampit para qeverisë do të ketë edhe aktivitete të tjera.

Qysh në orën 08:00 të mëngjesit do të hapet kampi dhe do të zhvillohen aktivitetet e përditshme deri në orën 16:00.

Nga kjo orë, do të fillojë ‘Tregu Humanitarë”, dhe deri në orën 21:00 do të zhvillohet diskutimi “Televizioni i Maqedonisë – Shërbim publik për qytetarët apo bord buletini i qeverisë”.

E në këtë mes për dy orë rresht do të ketë edhe muzikë dhe argëtim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *