Home / Lajme / Maqedoni / Sot lamtumira e fundit për Linën 9 vjeçare në Çair të Shkupit

Sot lamtumira e fundit për Linën 9 vjeçare në Çair të Shkupit

3 maj-Kjo tragjedi ka prekur gjithë qytetarët në Maqedoni, por më rëndë është pranuar lajmi tek shokët dhe shoqet e saj të klasës, të cilët së bashku me mësuesen e tyre përcollën një mesazh publik të dhimbje

Në varrezat e Butelit të Shkupit sot bëhet varrimi i voglushes 9 vjeçare Lina Gojani e cila humbi jetë si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre të premten në mbrëmje në Çair të Shkupit. Vajza nuk ka arritur që ti shpëtojë flakëve të zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre vetëm disa minuta para mesnate, ndërsa familja e saj fatmirësisht ka shpëtuar, por duke përjetuar rëndë humbjen e vajzës së tyre, e cila nuk arriti ti shpëtojë flakëve, përkundër përpjekjeve dhe mundit maksimal.

Kjo tragjedi ka prekur gjithë qytetarët në Maqedoni, por më rëndë është pranuar lajmi tek shokët dhe shoqet e saj të klasës, të cilët së bashku me mësuesen e tyre përcollën një mesazh publik të dhimbjes:

“Zjarri që shpërtheu në shtëpinë e saj mori përpara gjithçka që pa! Ndër to ishte edhe nxënësja ime Lina, që fatkeqësisht e rrëmbeu zjarri dhe ja mori jetën. Sot unë, shokët dhe shoqet e saj ndjejmë dhembje të thellë për Linen 9 vjeçare. Ajo gjithmonë do te pushoj në zemrat tona ndërsa në mendjet tona do ta kujtojmë si një vajzë te urtë te sinqertë dhe të mençur. Kjo ishte Lina për ata që nuk patën rastin ta njohin… Një vajzë që gjithandej shpërndante buzëqeshje. Lina u prehtë në paqë e ne t’ia kujtojmë jetën dhe momentet e lumtura së bashku ”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *