Home / Lajme / Maqedoni / Sot protesta masovike në shkup

Sot protesta masovike në shkup

17 maj-Të gjithë qytetarët maqedonas, shqiptar, turq dhe etnitete tjera pritet të bllokojnë sot bulevardet e Shkupit. Edhe atë Bulevardin “Partizanska”, “Ilinenska” dhe bulevardet tjera të kryeqendrës.

Opozita në Maqedoni do të mbaj sot në Shkup në ora 14.00 protestat historike ku mbi 300 mijë protestues nga të gjitha qytetet e vendit do të mblidhen në Shkup për të shprehur pakënaqësinë ndaj kryeministrit, Nikolla Gruevski për shkak të involvimit të tij në korrupsion, krim të organizuar, vrasjen e gazetarit Mlladenov dhe të riut 23 vjeçar Neshkovski që u godit deri në vdekje nga truproja e tij.

Protestës, që pritet të jetë më e madhja në Shkup, pritet ti bashkon edhe një numër i madh i shqiptarëve të Maqedonisë.

Këta të fundit i ka nxitur situata dhe konflikti i fundjavës së kaluar në Kumanovë, ku policia maqedonase kreu luftime në lagjen e Trimave me një grup shqiptarësh të cilët u tha se ishin të armatosur.

Përveç dëmeve të mëdha dhe djegies së disa shtëpive të shqiptarëve në Kumanovë, nga ky konflikt raportohet se u vranë 14 persona dhe u arrestuan rreth 22 të tjerë. Këta persona ishin të gjithë shqiptarë, pjesa më e madhe e tyre vinin nga Kosova.

Ndryshe, Gruesvki sipas dëshmive të opozitës është i përfshirë edhe në skenarin e rastit MONSTRA ku 6 shqiptar të pafajshëm u dënuan për jetë, ndërsa 6 maqedonas u vranë në liqenin e Smilkovcit në Shkup.

Të gjithë qytetarët maqedonas, shqiptar, turq dhe etnitete tjera pritet të bllokojnë sot bulevardet e Shkupit. Edhe atë Bulevardin “Partizanska”, “Ilinenska” dhe bulevardet tjera të kryeqendrës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *