Home / Lajme / Maqedoni / Sulmi ndaj gazetarit-Reagon VMRO

Sulmi ndaj gazetarit-Reagon VMRO

24 maj-Nga ky dikaster thanë se rasti është denoncuar, dhe se policia ka marrë masa për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.Gazetari Ivanovski në deklaratat për media ka adresuar psuhtetin e aktual të VMRO-DPMNE-së si urdhërdhënëse për sulmin ndaj tij.

VMRO-DPMNE e dënon ashpër ngjarjen ku fizikisht ishte sulmuar gazetari Sashe Ivanovski.Partia e Nikolla Gruevskit kërkon që institucionet në mënyrë maksimale të angazhohen që të gjenden autorët e kësaj vepre. “Është papërgjegjësi që të keqpërdoret kjo ngjarje dhe të adresohet gishte tek kryerësit e mundshëm para se të prononcohen institucionet, sepse ajo nuk e ndihmon hetimin, dhe në këtë mënyrë nuk mund të locohen kryerësit e vërtetë të kësaj vepre.VMRO-DPMNE në mënyrë principiele si edhe në rastet kur ishin sulmuar gazetarët Boban Nonkoviq, Ivona Taleska, Dejan Nikollovski, Antonio Dimitrievski, reagon edhe për këtë ngjarje dhe e dënon ashëpr”, thuhet në reagim. Incidentin e konfirmojnë edhe nga Ministria e Brendshme. Nga ky dikaster thanë se rasti është denoncuar, dhe se policia ka marrë masa për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.Gazetari Ivanovski në deklaratat për media ka adresuar psuhtetin e aktual të VMRO-DPMNE-së si urdhërdhënëse për sulmin ndaj tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *