Home / Lajme / Maqedoni / Sulmi në BFI, Afrim Tahiri vetshpallet Reis

Sulmi në BFI, Afrim Tahiri vetshpallet Reis

4 maj-Incidenti i sotëm vjen pas përplasjeve të fundit që ndodhën në BFI, me çrast u shkarkuan myftiu Ibrahim Shabani dhe sekretari Afrim Tahiri. Shkarkimi i tyre erdhi si rezultat i një konflikti verbal mes tyre dhe kreut të BFi-së Sulejman Rexhepi.

Një grup prej rreth 50-të personave të udhëhequr nga ish Muftiu Ibrahim Shabani dhe ish sekretari i BFI-së Afrim Tahiri, sipas të dhënave jozyrtare thuajse të gjithë familjarë të tyre, kanë sulmuar fizikisht punonjësit e BFI-së, duke marrë dhe vulat e këtij institucioni fetar. Personat në fjalë kanë qenë të armatosur me armë zjarri. Njoftohet se ish sekretari afrim Tahiri, tanimë është vetëshpallur Reis.

Incidenti i sotëm vjen pas përplasjeve të fundit që ndodhën në BFI, me çrast u shkarkuan myftiu Ibrahim Shabani dhe sekretari Afrim Tahiri. Shkarkimi i tyre erdhi si rezultat i një konflikti verbal mes tyre dhe kreut të BFi-së Sulejman Rexhepi.

Ndërkohë, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi ka thirrur në Kondovë mbledhjen urgjente të Rijasetit të BFI-së për të diktuar situatën lidhur me sulmin e dhunshëm ndaj selisë së institucionit fetar islam në vend. Rexhepi pritet të komentoj zhvillimet e sotme që i paraprinë vendimit të Rijasetit për shkarkimin e Myftisë Shabani dhe të disa zyrtarëve tjerë të lartë të Myftinisë së Shkupit

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *