Home / Lajme / Maqedoni / Sylejman Osmani mohon akuzën e ngritur nga policia maqedonase

Sylejman Osmani mohon akuzën e ngritur nga policia maqedonase

2 maj-“Qetash gjindja për rreth vendbanimit tim, fshatit Malinë. Do të qëndrojë të shpija jeme. Nuk kam ku të shkoj. Ma palunë këtë, ma lanë këtë rast mue. Unë do të gjindja në vetmbrojte të vendit, te pragu jem deri sa të më vrasin”, tha ai.

Sylejman Osmani nga Malina e Karadakut të Shkupit mohon akuzat e ngritura nga policia maqedonase për ndërlidhjen e tij me incidentin në Gushincë.

Policia maqedonase e akuzon ate për posedim të një sasie të madhe armësh, duke e ndërlidhur incidentin e ndodhur ditë më parë në Gushincë të Likovës.

Deri sa ai është shpallur në kërkim nga Policia Maqedonase, RTK ka arritur ta kontaktoj dhe në një bisedë si i arratisur,ai thotë se nuk do të dorëzohet. Por ai kategorikisht e mohon se armët e gjetura ishin të tijat.

“Jam qu me shtru shtratin me fjet, aty në tesha ishin kanë do armë. Unë i mora, i heka, i preka e i njeha, ish kanë edhe një setër e UCK-ja i kanë lanë. Qaq shpejt që dola,e harrova edhe dritën. Kur jamë dal nja 5 minuta masanej, e kam pa drita nalë. Ato veç po dihet se ata janë kanë për rreth”, tha ai.

Sylejmani thotë se brengë për të është familja, për të cilën pretendon se shteti në vend që t’ia mbronte, po ia përndjek.

“Paj bota pe she çfarë montime ka ba. ‘Brodeci’, ‘Monstra’ sa faktin veç pe nijmë”, tha ai.

I fshehur, tha se ka ditë që nuk di asgjë për familjen e tij.

“Familjen nuk e di ku asht. Familja, do më thonë se kanë shku në Kosovë. Tre djem kanë metë atje, si di kërkush, si sheh kërkush. Dhentë i kanë lanë, 200 copa dhenë, tri lopë, një kali i kanë lanë. Se çka bahet me to…po s’kam cka bajt, kanë metë atje”, tha ai.

Me gjithë rrezikun që bartë arratisja, shprehet i bindur se edhe nëse do ta vrasin, nuk do t’i dorëzohet policisë.

“Qetash gjindja për rreth vendbanimit tim, fshatit Malinë. Do të qëndrojë të shpija jeme. Nuk kam ku të shkoj. Ma palunë këtë, ma lanë këtë rast mue. Unë do të gjindja në vetmbrojte të vendit, te pragu jem deri sa të më vrasin”, tha ai.

Sylejmani thotë se përndjekjet e shtetit maqedonas kanë vazhduar me vite të tëra, aq sa kishte kërkuar mbrojtje edhe nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

“Marrëveshja e Ohrit, deri në 2004-5 shkoj mirë, tani mas ma veç cka ma keq”, tha ai.

Ai pretendon se arsyeja që është në shënjestër të organeve të ndjekjes, është pjesëmarrja në luftën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë. Ai tregon se vëllai është i rënë në luftën e Kosovës.

Tek sa flet për incidentin në Gushincë, thotë se kushdo që e ka shkaktuar, e ka bërë këtë për interesa personale dhe në shërbim të qeverisë maqedonase. (RTK/INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *