Home / Lajme / Maqedoni / Tahiri:Mbledhjet e dy qeverive shumë shpejt

Tahiri:Mbledhjet e dy qeverive shumë shpejt

5 maj-“Nga ajo që kam si informacione mund të them se mbledhja do të mbahet shpejtë, nuk po e përmend datën se kur do të mbahet mbledhja e dy qeverive. E di se punohet në atë drejtim, janë duke u harmonizuar pikat dhe në këtë drejtim mendoj se ka gatishmëri”, deklaroi Tahiri

Ministria për Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka porositur edhe Qeverinë e Maqedonisë që të punojë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për stabilitetin e shtetit. Në ndërkohë ajo ka theksuar se shumë shpejtë do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe të Maqedonisë, me çka edhe do të definohet çështja e kalimit të kufirit të qytetarëve të dy shteteve të kalohet me letërnjoftime. “Nga ajo që kam si informacione mund të them se mbledhja do të mbahet shpejtë, nuk po e përmend datën se kur do të mbahet mbledhja e dy qeverive. E di se punohet në atë drejtim, janë duke u harmonizuar pikat dhe në këtë drejtim mendoj se ka gatishmëri”, deklaroi Tahiri, njofton Tv Koha. Ajo më tej, duke folur rreth zhvillimeve në Kosovë para dhe pas luftës, ka nënvizuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë në koordinim me të gjithë shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Malit të zi. “Shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë në dakordim të plotë me shqiptarët në të gjitha trojet ku jetojnë. Ka pasur shumë opsione para shpalljes së Kosovës se si të veprohet, raporton Tv koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *