Home / Lajme / Maqedoni / Takimi i liderëve pa epilog konkret

Takimi i liderëve pa epilog konkret

26 maj-Zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi poashtu ka theksuar se në pjesën e parë të negociatave, Gruevski dhe Zaev kanë informuar ambasadorin amerikan Jess Baily dhe ate të BE-së, Aivo Orav, Thacin dhe Ahmetin, për takimin e tyre një javë më parë në Strasburg, ku për 10 orë kanë biseduar me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn dhe eurodeputetëve të Parlamentit Evropian.

Në takimin e sotëm të katër liderëve të partive politike sërish nuk ka pasur epilog konkret apo ndonjë marrëveshje. Pas takimit të sotëm kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se i kanë informuar dy liderët shqiptarë dhe ambasadorët Orav dhe Bejli me rrjedhën e bisedimeve në Strasburg. Takimi i radhës do të mbahet në fillim të javës së ardhëshme. Kryetari i opozitës maqedonase Zoran Zaev tha se ende bëhet fjalë për kornizën e bisedimeve, formatimin e të njëjtave po nuk mund të thuhet se kanë filluar negociatat. Zaev theksoi se të gjitha detajet do ti jep komisioni evropian për bisedimet. Zaev theksoi se ende nuk kanë hyrë në mënyrë thelbësore në bisedime por qartësoi se LSDM-ja ngel në qëndrimet e saja për dorëheqje të qeverisë, prokurorit dhe udhëheqësve të Radio Televizionit të Maqedonisë.Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja tha se në këtë takim ka patur një brifing të bisedimeve në Strasburg,.AI nuk ka dhënë detaje rreth bisedimeve por ka thënë se përparësi kanë cështjet me interes shtetëror.Zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi poashtu ka theksuar se në pjesën e parë të negociatave, Gruevski dhe Zaev kanë informuar ambasadorin amerikan Jess Baily dhe ate të BE-së, Aivo Orav, Thacin dhe Ahmetin, për takimin e tyre një javë më parë në Strasburg, ku për 10 orë kanë biseduar me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn dhe eurodeputetëve të Parlamentit Evropian.Për dallim nga dy takimet e parë kur dy liderët e partive politike shqiptare AHmeti dhe Thaçi kanë qëndruar bashkërisht gjatë kohës së pauzës sot ata kanë qenë të ndarë. Edhe takimi i sotëm përfundoi pa ndonjë epilog konkret

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *