Home / Lajme / Maqedoni / Të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura

Të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura

1 maj-“Ekipe të Qytetit he NP “Parqe dhe gjelbërim” në pajtim me masat dhe kompetencat për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e gjelbëlrimit të qytetit dhe jashtë qytetit, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete për veprim parandalues, do të jenë të pranishëm dhe do të bëjnë kontrollin e sipërfaqeve publike”, thonë nga Qyteti i Shkupit

Qyteti i Shkupit dhe NP “Parqe dhe gjelbërim”, bëjnë thirrje që për festat e Një Majit të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura dhe të mos hidhen mbeturina në vendet për piknik, siç janë Park-pylli Vodno, Parku i natyrës Gazi Babë, Saraj, Liqeni Treska, kanjoni i Matkës.
“Ekipe të Qytetit he NP “Parqe dhe gjelbërim” në pajtim me masat dhe kompetencat për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e gjelbëlrimit të qytetit dhe jashtë qytetit, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete për veprim parandalues, do të jenë të pranishëm dhe do të bëjnë kontrollin e sipërfaqeve publike”, thonë nga Qyteti i Shkupit dhe përkujtojnë se dënimi për ndezje të zjarrit në sipërfaqe publike është 200 euro, ndërsa për hedhje të mbeturinave 50 euro.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *