Home / Lajme / Maqedoni / Të shtëna me armë drejt katër personave në Tetovë (VIDEO)

Të shtëna me armë drejt katër personave në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 16 Maj – Mbrëm rethë orës 00:15 afër Gjykatës Themelore deri sa katër persona kanë lëvizur më makinën e tyre është afruar një makinë tjetër dhe ka shtën me armë zjari në drejtim të tyre.

Mbrëmë në ora 00:15 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë afër Gjykatës Themelore, deri sa personat M.D (21), B.A (23), V.SH(23) dhe R.S(20) kanë lëvizur më makinën e tyre në anën e kundërt të rrugës afrohet një makinë tjetër dhe nga i njëjti person i panjohur ka pasur disa të shtëna në drejtim të tyre, pas së cilës ata kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe e kanë raportuar rastin në stacionin policor në Tetovë.

Raportuesit në bisedën me policinë kanë treguar për një person i cili dyshohet se mund të jetë autori i krimit.

Nga ekipi i SPB-së Tetovë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë inspektimin dhe është përgatitur një material dhe është dorëzuar për analizë. Janë marr masa për zgjidhjen e plotë të rastit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *