Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari Shaban Saliu prodhon veturën me rymë elektrike (VIDEO)

Tetovari Shaban Saliu prodhon veturën me rymë elektrike (VIDEO)

Tetovë, 08 Maj – Tetovari Shaban Saliu, ka befasuar këndshëm me zbulimin e tij. Ai realizoi ëndrën e tijë duke prodhuar një automjet me rymë. Për të par befasin shikoni videon eksluzive realizuar nga Televizioni Koha.

Tetovari Shaban Saliu, ka befasuar këndshëm me zbulimin e tij. Në shikim të parë kjo makinë të jep përshtpyje se është blerë e gatshme, por e vërteta është se bëhet fjalë për një makinë të veçantë me tre rrota. Ky automjet nuk qarkullon as me benzin, as me naftë por me bateri. Testimi i parë i qarkullimit dhe lëvizjes së këtij automjeti ekskluziv i punuar nga tetovari Shaban Saliu, është bërë në prezencë të kamerës së Televizionit Koha. I njëjti pa asnjë problem ka qarkulluar rrugës për në Banjën e Tetovës dhe i njëjti lëviz sikur të qarkullonte me naftë ose benzin.

Si lindi ideja, si u realizua ky projekt i tij. Ky automjet me tre rrota është ekologjik, pa pamje të veçantë, dhe lëvizën me bateri me ndihmën e rrymës elektrike.

Ideja ka qenë e kahmtoshme e kam pasur hobi. Realizimi filloi në vitin 2012, fillimisht e bëra me naftë, kishte disa pengesa dhe pastaj me rrymë elektrike, me bateri. I tërë procesi ka zgjatur rreth tetë muaj. Krejt vetëm, me ide, me realizim, me financa, një pjesë e shoqërisë më ka ndihmuar rreth kësaj ideje. Ma herët e kam bërë sharrën me naftë, dhe disa makina të tjera me naftë. Fuqinë e ka të madhe, dhe i kam vendos pjesë shtesë, ndërsa në krahasim me dizelin ka shumë më shumë fuqi, tha për Televizionin Koha Shaban Saliu, shpikës i veturës elektrike.

Ai thotë se është duke punuar edhe në një projekt tjetër për të cilën do të rrëfejë një herë tjetër. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *