Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Lumi Shkumbini vërshon në tokat bujqësore (VIDEO)

Tetovë: Lumi Shkumbini vërshon në tokat bujqësore (VIDEO)

Tetovë, 08 Maj – “Kërkojmë që mënjëherë dhe urgjentisht që autoritetet e komunës, dhe ato përgjegjëse mënjëherë të dalin në teren dhe të konstatojnë gjendjen faktike sepse nëse kështu vijon kjo situatë do të dëmtohen të gjitha të mbjellurat tona. Këto në këtë pjesë nuk ka shumë punë, por vetëm duhet që të pastrohet shtrati mirë por edhe këtë punë deri më tani nuk e kanë bërë”, thotë Nexhadin Ameti, bujk nga Tetova.

Rreshjet e fundit të shiut, shkrirja e borës në malin sharr ka bërë që të rritet sasia e ujit të Lumit Shkumbin. Kështu rrjedha e Lumit Shkumbin në dalje të Tetovës, gjegjësisht në pjesën në mes autostradës dhe rrugës industriale lumi ka vërshuar disa hektarë tokë të bujqve në Tetovë. Rrjedhja e lumit Shkumbin me këtë rast nga mospastrimi i të njëjtit ka devijuar rrjedhën duke vërshuar në këto prona të tetovarëve. Në këtë pjesë rreth hekurudhës, janë vërshuar pronat të cilët tetovarët sapo i kanë mbjellur ndërsa ata presin që këto dëme tu kompensohen. Sipas tyre, është koha e fundit që të rregullohet shtrati i rrjedhës së Lumit i cili me vete bart edhe shumë mbeturina të ndryshme të cilët i gjen në këto prona. Bujqit tetovarë shprehen se çdo vit ka vërshime të lumit në këtë pjesë dhe deri më tash nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet për të evituar këto dëme që u shkaktohen në prodhimet e tyre.

Televizioni Koha ishte në vendngjarje dhe takoi bujqit që janë të dëmtuar nga vërshimi i Lumit Shkumbin ato apelojnë deri tek autoritetet e komunës që sa më shpejtë të ndërmarrin hapa konkret në pastrimin e shtratit sidomos me largimin e disa drunjëve dhe mbeturinave të ndryshme të cilët pengojnë që normalisht të rrjedhë i njëjti.

“Kërkojmë që mënjëherë dhe urgjentisht që autoritetet e komunës, dhe ato përgjegjëse mënjëherë të dalin në teren dhe të konstatojnë gjendjen faktike sepse nëse kështu vijon kjo situatë do të dëmtohen të gjitha të mbjellurat tona. Këto në këtë pjesë nuk ka shumë punë, por vetëm duhet që të pastrohet shtrati mirë por edhe këtë punë deri më tani nuk e kanë bërë”, thotë Nexhadin Ameti, bujk nga Tetova, të cilit i janë vërshuar rreth 6 hektarë tokë pjellore, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë, Televizioni Koha kontaktoi me drejtorin e ndërmarrjes komunale “Tetova Tetovë” Xhelal Ceka dhe mori prononcimin e tyre për pastrimin e Lumit Shkumbin.

”Ne jemi në teren dhe e monitorojmë situatën, në disa vende është pastruar lumi dhe pritet që edhe në pjesë të pastrohet. Momentalisht nuk ka rrezik për vërshime më të ëmdha por jemi në koordinim edhe me institucionet tjera”, tha Xhelal Ceka, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Nga njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë për Televizionin Koha theksuan se kanë dalur në terren dhe kanë parë nga afër situatën.

“Momentalisht në Tetovë nuk ka shumë të dëmtuara prona, pjesë e poshtme e Gostivarit gjatë rrjedhës së Vardarit ka më tepër vërshime në tokat bujqësore.Në njësinë tonë ende nuk ka ankesa nga qytetarët e Tetovës për dëme në prona”, tha Afrim Sejrani, udhëheqës i Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *