Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Forcat që po punojnë për destabilizimin e Maqedonisë janë armiq të Kosovës dhe Ballkanit

Thaçi: Forcat që po punojnë për destabilizimin e Maqedonisë janë armiq të Kosovës dhe Ballkanit

Prishtinë, 12 maj – “Jam thellësisht i brengosur mbi dhunën që ka shpërthyer në Maqedoni gjatë vikendit. Kam vizituar Shkupin kohëve të fundit, jam takuar më lidershipin e atij vendi dhe Kosova e sheh Maqedoninë si një aleat dhe partner”, ka thënë Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se qeveria e tij është në bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë e Maqedonisë dhe ka marrë masa për të siguruar kufirin e Kosovës me Maqedoninë.

Kosova, është në kërkim të një bashkimi eventual me BE-në.

“Jam thellësisht i brengosur mbi dhunën që ka shpërthyer në Maqedoni gjatë vikendit. Kam vizituar Shkupin kohëve të fundit, jam takuar më lidershipin e atij vendi dhe Kosova e sheh Maqedoninë si një aleat dhe partner”, ka thënë Thaçi.

“Le ta themi më zë dhe ta bëjmë të qartë, këto forca që po punojnë të sjellin jo stabilitet në Maqedoni janë armiqtë më të mëdhenj të stabilitetit në tërë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *