Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar

Thaçi: Marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar

22 maj-Në këtë takim, siç thuhet në komunikatën e PDSH-së, u diskutua për situatën aktuale politike, ngjarjet e fundit si dhe për mundësitë e daljes nga kriza aktuale në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me ambasadorin e Kroacisë në Shkup, Zlatko Kramariq dhe me këshilltarin për çështje politike pranë ambasadës kroate, Ivan Perkoviç. Në këtë takim, siç thuhet në komunikatën e PDSH-së, u diskutua për situatën aktuale politike, ngjarjet e fundit si dhe për mundësitë e daljes nga kriza aktuale në vend. “Kryetari Thaçi e njoftoi ambasadorin kroat me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe me mundësitë e daljes nga kjo krizë. Në këtë drejtim, kryetari Thaçi vlerësoi se rrugë e vetme për të dalë nga kjo situatë është arritja e një marrëveshje të qëndrueshme në mes katër partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtar, që do të përshpejtonte zgjidhjen e problemeve të brendshme, si dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
Poashtu Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, përgjegjës për të drejtat e njeriut, Ivan Simonoviç, i shoqëruar nga drejtoresha përgjegjëse për Evropë në departamentin për çështje politike të Kombeve të Bashkuara, znj.Elizabet Spehar, si dhe përfaqësues të Komisariatit të Lartë për të drejtat e njeriut në Gjenevë.Në këtë takim u diskutua për krizën aktuale politike, incidenti në Kumanovë, të drejtat e shqiptarëve, bisedimet mes liderëve të 4 partive më të mëdha politike në Maqedoni, dhe veçanërisht roli i PDSH-së në skenën aktuale në Maqedoni, si dhe de-bllokimin e proceseve integruese të vendit. Kryetari Thaçi e njoftoi delegacionin e OKB-së me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe për mundësit e daljes nga kjo krizë. Në këtë drejtim Kryetari Thaçi vlerësoi se është pozitive nisja e bisedimeve në mes 4 partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtarë, si rrugë e vetme për të dal nga kjo situatë, me qëllim që të fokusohemi drejt plotësimit të reformave që janë të nevojshme për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.Lidhur me marrëdhëniet ndëretnike dhe në kuadër të kësaj respektimin e të drejtave të njeriut në vend, Kryetari Thaçi vlerësoi se bashkëjetesa dhe barabarësia ndëretnike janë themel i një shoqërie demokratike, ku Maqedonia do të funksiononte si shtet multi-etnik.Kryetari Thaçi potencoi se duhet të bëhet gjithçka që kriza aktuale të zgjidhet e të mos përshkallëzohet dhe rruga e vetme të mbetet integrimi Euro-Atlantik që do të siguronte paqe dhe stabilitet në rajon, andaj në këtë drejtim Partia Demokratike Shqiptare me politikë konstruktive dhe të përgjegjshme do të vazhdojë ta jep kontributin e saj maksimal në këto procese.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *