Home / Lajme / Maqedoni / Tortura e të arrestuarve, Dëshmitari: Kam parë gjëra që mendja e njeriut s’mund ta paramendojë!

Tortura e të arrestuarve, Dëshmitari: Kam parë gjëra që mendja e njeriut s’mund ta paramendojë!

Shkup, 20 maj – Burime të sigurta për Zhurnal tregojnë tmerrin që kanë përjetuar dhe po përjetojnë akoma të paraburgosurit shqiptarë në burgun e Shutkës në Shkup.

Sipas burimit në fjalë të paraburgosurit shqiptarë janë torturuar në mënyrën më çnjerëzore dhe brutale nga pjesëtarët e policisë maqedonase dhe inspektorët e MPB-së.

Brutaliteti i paparë policor ndaj të paraburgosurve shqiptarë ka filluar që nga Kumanova dhe I njëjti nuk është ndalur as në burgun e Shutkës në Shkup.

Burimi në fjalë ka folur rreth torturës dhe dhunës i cili si dëshmitar i ka parë të arrestuarit shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia pas përfundimit të aksionit policor në Kumanovë.

Flet për dëshmi tronditëse dhe brutalitetin ndaj të arrestuarve shqiptarë duke u shprehur se ka parë gjëra “që mendja e njeriut nuk mund t’i paramendojë”, dhe se një numër i madh i të burgosurve si pasojë e dhunës dhe torturave të ushtruara nga ispektorët e policisë maqedonase e kanë kërkuar vdekjen pas goditjeve të pandërprera me shufrat e hekurit nga të gjitha anët e trupit.

Madje disa prej atyre e kanë të thyer edhe nofullën, ndërsa gjithë trupin e kanë me plagë nga rrahjet më ç’njerëzore dhe barbare.

Jozyrtarisht mësohet se policia “torturën dhe dhunën mbi të arrestuarit shqiptarë e ka filluar që në Kumanovë”.

“Inspektorët e policisë maqedonase n’a goditnin me shufra hekuri në tërë trupin. E humbnim vetëdijen dhe kërkonim vdekjen! Tre ditë s’kemi ngrënë bukë dhe as ujë nuk kemi pirë. Në mesin e tyre ishte edhe komandant Sokoli”, i ka thënë dëshmitarit njëri nga të arrestuarit.

“Tortura është bërë në vende të ndyshme, ndërsa më vonë jemi sjellë në stacionin policor në Autokomandë të Shkupit”, duke u mbështetur në atë që e ka parë dhe dëgjuar nga disa të paraburgosur me të cilët edhe ka kontaktuar.

“Neve të mbijetuarve n’a dërguan në burgun e Shutkës, ku e keqja vazhdoi dhe sigurisht që kurrë nuk ndaloi” tha burimi konfidencial.

Ndryshe me siguri që autoritetet maqedonase që të fshehin torrturën çnjerëzore ndaj të paraburgosurve shqiptar nuk i lejuan dje Avokatit të Popullit të Maqedonisë, Ixhet Memeti që të vizitoj të paraburgosurit shqiptar në burgun e Shutkës.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Avokati i Popullit ka të drejtë të vizitojë të paraburgosur me ose pa paralajmërim në të gjitha burgjet e Maqedonisë.

Nga kjo le të kuptohet që partia në pushtet Bdi-ja nuk ka qasje aspak për ti mbrojtur nga kjo torturë që po u bëhet ish ushtarëve të UÇk-së.
Zv.Ministri Zemri Qamili ende nuk ka dalur një deklaratë të vetme për rastin e Kumanovës dhe nuk dihet a i ka vizituar në burgun e Shutkës për tu ofruar ndonjë ndihmë të nevojshme.

Sipas ekspertëve juridik me këtë sjellje çnjerëzore policia maqedonase ka shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare dhe standardet për trajtimin e të paraburgosurve. Zhurnal mëson se përfaqësues të Organizatës për të drejtat e njeriut “Amnesty International” shumë shpejtë do të vijnë në në Shkup për tu njoftuar më përsëafërmi me trajtimin e të paraburgosurve shqiptarë në burgun hetues të Shutkës në Shkup.

“Kërkohet urgjentisht ndërhyrja e qeverisë kosovare të kryeministrit, Isa Mustafa, Misioni i OSBE-së, Ambasadës së SHBA-ve, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar pasi në të kundërtën rëndë është të mbijetojnë disa të paraburgosur për shkak të trajtimit çnjerëzor dhe mos trajtimit nga mjekët”, thotë burimi i Zhurnalit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *