Home / Lajme / Maqedoni / Treshja Gruevski, Ahmeti,Thaçi pranojnë qeverinë e zgjeruar

Treshja Gruevski, Ahmeti,Thaçi pranojnë qeverinë e zgjeruar

15 Maj – Plani për një qeveri të zgjeruar mes katër partive kryesore është një nga pikat për të cilën janë pajtuar VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH.

Kjo bëhet e ditur nga burime jozyrtare diplomatike, të cilat për INA theksojnë se tri partitë kanë dhënë miratimin për këtë format të qeverisjes për tejkalimin e krizës, por pengesa mbetet LSDM.

Lideri i VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikola Gruevski bashkë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë takimit të djeshëm të liderëve të katër partive për disa minuta kanë diskutuar të vetëm si treshe, ku siç mësohet janë pajtuar për një qeverisje kalimtare përmes qeverisë së zgjeruar.

Gruevski me Ahmetin dhe Thaçin janë ngjitur bashkë në katin e dytë të Klubit të deputetëve, ku siç thuhet kanë diskutuar mbi këtë pikë. Këto detaje janë diskutuar edhe me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Jess Baily dhe Aivo Orav.

BDI dhe PDSH nuk kanë dashur të flasin për detajet e takimit të djeshëm të liderëve, duke nënvizuar se ka pasur lëvizje pozitive. Jozyrtarisht përmendet hartimi i një kornize disa pikëshe, e cila do të ketë për bazë për tejkalimin e krizës politike.

Katër liderët e partive miratuan dje vetëm në deklaratë të përbashkët për gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe për zhvillimin e protestave paqësore.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar qartë se kërkojnë dorëheqjen e kësaj qeverie dhe formimin e një qeverie kalimtare, pa Gruevskin si kryeministër.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *