Home / Lajme / Maqedoni / Trotuarët zëvendësojnë parkingjet në Tetovë (VIDEO)

Trotuarët zëvendësojnë parkingjet në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 19 Maj – Qytetarët e Tetovës shprehen të revoltuar për gjendjen e trotuareve, dhe paringjeve të veturave sipas tyre komuna duhet urgjentisht ti regulloj.

Përpos rrugëve ku kalojnë veturat dhe të cilat janë përplot gropa, edhe trotuaret e qytetit të Tetovës janë pothuajse në gjendje të njëjtë. Pjesa dërmuese e trotuareve vazhdojnë të jenë të dëmtuara, ndërsa me vite të tëra trotuaret nuk janë rregulluar dhe janë të lëna pas dore.

Përpos gropave dhe pengesave të shumta në trotuare, gjendjen e vështirësojnë edhe veturat e parkuara, ku në mungesë të parkingjeve vozitësit shfrytëzojnë trotuaret për parkim, ndërsa këmbësorët rrezikojnë jetën e tyre duke ecur përgjat rrugës ku kalojnë automjetet. Këtë shqetsim sot e kanë shfaqur edhe qytetarët e Tetovë ku këtë veti e quajnë si katastrofike.

Një numër i konsiderueshëm i rrugëve në Tetovë nuk kanë fare trotuar që edhe vështirëson kalimin e qytetarëve nëpër këto rrugë, sidomos prindërve me fëmijë të vegjël, personave të moshuar apo personave me aftësi të kufizuar. Edhe pse kohë më parë me iniciative të komunës nëpër shumicën e trotuareve u vendosën shtylla, prapë se prap vozitësit shfrytëzojnë vendet ku shtyllat janë vendosur në një distancë më të madhe për ti parkuar veturat e tyre. Ky fenomen më së shpeshti shihet në rrugën Dervish Cara apo afër shkollës fillore Liria. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *